Edhe pse data shënon 1 prill, në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës, si dhe temperatura të ulëta në disa zona. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Boboshticë-Dardhë.
Reshjet kanë nisur gjatë orëve të fundit kryesisht në zonat malore, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 cm.
Kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.













