Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

02/04/2026 - 13:18
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenca: Qeveria s’u konsultua me Osmanin për draft-statutin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit nuk mund të “anulojë” vullnetin e popullit.

Ai tha se ky dekret ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës, një gjë që vetë Osmani e ka mohuar pas nxjerrjes së aktgjykimit të Kushtetueses.

“Në rikthimin e shtëpisë së demokracisë pothuajse një muaj pas dekretit të Presidentes për shpërndarjen e tij. Dekreti i lëshuar ishte në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ka krijuar një situatë që kërkon qartësi, jo konfuzion, e cila kërkon përgjegjësi, jo shmangie. Gjykata Kushtetuese ka folur për natyrën e Republikës sonë demokratike e parlamentare dhe për kufijtë që Kushtetuta i vendos çdo institucioni. Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësitë politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar dhe dëshmuar edhe nga GJK që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve dhe paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet. Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institucional para nesh, por kemi një detyrë të qartë. Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tij. Afatet kushtetuese janë në rrjedhë dhe shteti nuk ka ndalë së vepruari dhe nuk ka asnjë arsye që ne ta ndalim atë. Përkundrazi çdo përpjekje për ta ndërprerë këtë funksionim do të ishte jo vetëm politikisht e gabuar, por edhe një precedent që cenon vetë idenë e ndarjes dhe balancën e pushteteve”, tha ai.

Dekreti i Osmanit, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk kishte efekt juridik. Presidenca e Kosovës e kishte mirëpritur vendimin dhe kishte thënë se është konstatuar se Osmani nuk ka bërë shkelje kushtetuese.

Osmanit i përfundon mandati më 4 prill.

JU REKOMANDOJMË

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për kërcënim ndaj deputetes së PDK-së
02/04/2026 - 16:01

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më pak se një përpjekje e rrezikshme për të...

Më shumëDetails

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media

Nagavci mundohet ta shfajësoj shefin e saj pasi sulmoi mediat: Nuk e ka synim ndikimin në media
02/04/2026 - 15:51

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur rreth mediave dhe për siç tha sot në seancë të Kuvendit kryeministri Kurti, “raportimet për financime me...

Më shumëDetails

Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit

Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
02/04/2026 - 15:40

Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes...

Më shumëDetails

Çitaku: Rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Çitaku: SHBA është konsistente për Asociacionin, Albin Kurti jo
02/04/2026 - 15:36

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vullneti në përkrahjen e rezolutës që synon mbrojtjen e viktimave të luftës. Vlora Çitaku tha se kjo...

Më shumëDetails

ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut
02/04/2026 - 15:29

Administrata Tatimore e Kosovës ka nisur një aksioni hetimor mbi transaksionet e automjeteve të biznesmenit Astrit Çitaku, i cili shërben si këshilltar i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku....

Më shumëDetails

Moskompletimi i KQZ-së, Behrami thirrje Vjosa Osmanit: Mos e lër këtë në dorë të një militanteje si Albulena Haxhiu

Behrami ironizon pas deklaratave të Zelenskit: Behu gati për Hagë, është bërë epiqendër e çlirimtarëve
02/04/2026 - 14:27

Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka folur lidhur me mos emërimin e anëtarit të dhjetë në KQZ-së nga presidentja Osmani të cilës vetëm veç së po i përfundon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vendim i ri: Xhamat e zinj në vetura tashmë lejohen në Kosovë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë