Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Rezoluta për mbrojtjen e së vërtetës nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

02/04/2026 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Çitaku: SHBA është konsistente për Asociacionin, Albin Kurti jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë vullneti në përkrahjen e rezolutës që synon mbrojtjen e viktimave të luftës.

Vlora Çitaku tha se kjo rezolutë do të duhej të bashkonte të gjitha partitë politike.

Sipas saj, ky narrativ është pjesë e një qasjeje më të gjerë që e paraqet Kosovën si shtet të dështuar dhe luftën për pavarësi si të pasuksesshme, duke theksuar se një qasje e tillë reflektohet edhe në proceset që zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Në thelb, kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte. Ne kemi kërkuar një rezolutë në mbrojtje të së vërtetës historike dhe viktimave të luftës në Kosovë. Ne kemi kërkuar që rezoluta në fjalë t’i obligojë institucionet që të mbrojnë luftën e drejtë dhe dinjitetin. Tekstin ua kemi shpërndarë grupeve parlamentare dhe e kemi protokolluar dje. I kemi marrë vërejtjet dhe propozimet nga LDK-ja, mirëpo VV-ja, ndonëse nuk ka dhënë asnjë propozim me shkrim, sot kërkoi që kjo çështje të trajtohet në fund si pikë e rendit të ditës. Ne si deputetë nuk kemi asnjë punë më të rëndësishme se miratimi i kësaj rezolute”.

“Tash e një kohë të gjatë, ajo që kemi parë ditëve të fundit në sheshet e Prishtinës është shpërfaqje e një diskursi që tash e një kohë është impiantuar në shoqërinë tonë: relativizimi i luftës, relativizimi i krimit dhe përpjekja për të vendosur një balancë të paqenë mes agresorit dhe viktimës. Ky lloj narracioni hyn në kuadër të një narracioni më të gjerë, se Kosova është shkatërruar tash e 20 vite. Të gjitha këto janë pjesëza të të njëjtit mozaik që tentojnë ta paraqesin Kosovën si një dështim dhe luftën tonë për pavarësi si një përpjekje të pasuksesshme. Një narracion të ngjashëm kemi edhe në Gjykatën Speciale në Hagë. Janë mbi 20 vende evropiane që çështjen e viktimave të luftës e kanë trajtuar me ligj”.

Ndërkaq, deputeti Përparim Gruda deklaroi se mosfutja e rezolutës në rend dite nuk është çështje procedurale, por vendim politik për të mos e mbështetur atë.

“Refuzimi i kryetares së Kuvendit për ta futur si pikë të rendit të ditës nuk është teknik, është qëndrim për të mos e përkrahur rezolutën. Pra, është refuzim i rezolutës. Rezoluta ka vetëm një qëllim: të shprehë përkushtimin e Kuvendit dhe të marrë obligime për të ndërtuar të vërtetën e Kosovës”.

Gruda shtoi se përmbajtja e kësaj rezolute është e ngjashme me praktikat e shteteve të tjera që kanë trajtuar çështje të tilla pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

JU REKOMANDOJMË

Time Kadrijaj tregon një nga rastet më të vështira si mjeke e UÇK-së

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
21/10/2026 - 19:11

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim nga koha kur shërbente si mjeke në vijën e parë të frontit gjatë luftës në Kosovë. E ftuar në...

Më shumëDetails

Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige

Pas shumë orësh qetësi, nisin tensionet e para, hidhen molotovë drejt kryeministrisë, protestuesit vendosin në flakë një karrige
21/10/2026 - 18:51

Pas një dite të gjatë në qetësi, duket se kanë nisur tensionet e para përpara Kryeministrisë. Në drejtim të godinës është hedhur një kapsollë dhe më pas nisën...

Më shumëDetails

Arrestohet personi që prezantohej si punonjës i AKI, kërkonte para për punësime në këtë agjenci, Policia jep detaje

Arrestohen dy serbë në Zubin Potok për krime lufte, dyshohen se morën pjesë në vrasjen e 23 civilëve shqiptarë
21/10/2026 - 18:36

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim, i cili dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI’së. Në njoftim shtohet...

Më shumëDetails

Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

Azemi: Shumë punëtorë nuk i kanë marrë ende 100 eurot
21/10/2026 - 18:20

Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë...

Më shumëDetails

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara
21/10/2026 - 18:09

Brenda një periudhe prej rreth gjashtë vitesh, raporti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rrëshqitur nga...

Më shumëDetails

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën

Presidentja pret në zyrë delegacionin nga Lugina, Ardita Sinani: Bëri thirrje që të mbështetet Koalicioni Shqiptar të dielën
21/10/2026 - 17:41

Një delegacion i Luginës së Preshevës, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Kështu ka bërë të ditur Ardita Sinani, e cila ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë