Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria shkel vendimin e saj, ndan pagë të 13-të për ish-deputetët

03/04/2026 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndarja e pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik ka ngjallur reagime të shumta.

Ekzekutivi është kritikuar se ka lënë jashtë sektorin privat, e po ashtu edhe për padrejtësi brenda vetë publikut.

Me pagë të 13-të janë shpërblyer edhe deputetët e legjislaturës së 9-të, të cilët u paguan për gati një vit pa kryer asnjë punë.

Mandati i tyre ka përfunduar në fundin e vitit të shkuar.

Dhe pavarësisht se vendimi qeveritar i 30 marsit përcakton se për të marrë pagën e 13-të, një punonjës duhet të jetë në listën e pagave të marsit të viti 2026, atyre u është ekzekutuar kjo pagë shtesë. Atë e kanë marrë bashkë me shtesën transitore, që u takon ish-deputetëve në bazë të kërkesës së tyre.

“Paga e trembëdhjetë (13) e plotë u takon të gjithë të punësuarve me pagë primare, sipas listës së pagave të muajit mars 2026, të cilët janë të punësuar me orar të plotë dhe që kanë qenë të punësuar gjatë tërë dymbëdhjetë (12) muajve të fundit në një organizatë buxhetore”, thuhet në pikën 3 të vendimit të Qeverisë për këtë çështje.

Pagën e 13-të e kanë marrë edhe deputetët që u rizgjodhën në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Teksa për ish-deputetët nuk është marrë parasysh kriteri i të qenit në listën e pagave të marsit 2026, për punonjësit e sapo dalë në pension, po.

Një nga ta është edhe Agron Bislimi, i cili ishte nëpunës i Këshillit Gjyqësor deri në shkurt 2026 dhe tash nuk bën pjesë te grupi prej mijëra vetash që kanë marrë pagën e 13-të.

Ai është shprehur i zhgënjyer që nuk e ka marrë këtë pagë sidomos pasi kryeministri Albin Kurti e ka premtuar këtë si shpërblim për punën e bërë në vitin 2025.

“Deri më 1 shkurt 2026 kam punuar rregullisht pa ndërprerë. Më 2 shkurt 2026 kam dalë në pension. Tash në bazë të deklaratës së kryeministrit që 12 muaj kush punon, punëtor i rregullt e merr rrogën e 13-të, unë plus kam punuar edhe një muaj në vitin 2026 e tash për çfarë arsye nuk e ka përfshirë atë e di vetë kryeministri që e dha deklaratën për rrogën e 13-të”, ka thënë Bislimi.

Bislimi e quan diskriminim faktin që nuk e ka marrë pagën e shumëpritur për sektorin publik.

“Vetë deklarata e kryeministrit që ka deklaruar se kush i ka 12 muaj rroga të plota në vitin 2025 e merr, unë plus po e kaloj edhe një muaj në 2026-n edhe të mos më qitet rroga e 13-të, diskriminim më të madh ku ka?!”, ka thënë ai.

E shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dhënia e kësaj page nuk ka qëllim ta zbutë varfërinë, as ta ulë pabarazinë.

“Rroga e 13-të për sektorin publik për 80 mijë njerëz as nuk ka qëllim ta zbutë varfërinë, as ta ulë pabarazinë, është vetëm një veprim që ka buruar nga një zotim paraelektoral dhe që duke ditë se mund të shkojmë në zgjedhje mund të ketë ndikim në votë. Ju them të gjithë anëtareve të Qeverisë, është marre të shpërndahet paga e 13-të sektorit publik dhe mos të ndihmohet sektori privat”, ka thënë Tahiri.

Nga Qeveria nuk janë përgjigjur në pyetjet e KOHËS lidhur me mospërfshirjen në listë për pagën e 13-të edhe të disa personave që punuan gjithë vitin 2025 e tash janë në pension, siç është rasti i Agron Bislimit.

Në fillim të javës në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti ka thënë se janë në përgatitje të një pakoje kundër inflacionit, që do t’iu vihet në ndihmë edhe punëtorëve të sektorit privat.

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e pagës së 13-të për rreth 85 mijë të punësuar në sektorin publik do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afro 75 milionë euro.

Vendimi i Qeverisë për këtë masë është kritikuar edhe nga shoqëria civile dhe sindikatat.

Në Institutin GAP kanë thënë se Qeveria duhej t’u jepte mbështetje pa përjashtim atyre që kanë paga më të ulëta.

Blendi Hasaj, drejtor i Institutit GAP, ditë më parë ka thënë se një ndërhyrje më adekuate do të ishte zbatimi i një mase të tillë për të gjithë punonjësit në ekonomi me paga më të ulëta.

Sipas tij, studimet e fundit në Kosovë tregojnë se punëtorët në sektorin publik paguhen rreth 31 për qind më shumë për orë pune sesa ata të sektorit privat.

“Në vijimësi ka pasur kritika që administrata publike te ne është e mbingarkuar me numër të punonjësve, problem i cili nuk është trajtuar fare as nga Qeveria Kurti. Andaj, edhe problemi me inflacion muajve të fundit, del se i ndikon shumë më shumë punonjësit e sektorit privat. Një ndërhyrje shumë më adekuate sesa kjo, meqë Qeveria veçse ka vendosur të zbatojë një masë të tillë, do të ishte që të ndihmoheshin të gjithë punonjësit në ekonomi me paga më të ulëta. Përfshirë punonjës të sektorit privat dhe atij publik”, ka thënë Hasaj më 30 mars.

E kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, pati thënë se në këtë vendim duhet të përfshihen edhe punëtorët e sektorit privat, si mbushës të arkës së shtetit.

“Ne jemi ata punëtorë të cilët prodhojmë, përderisa punëtorët e sektorit publik janë ata të cilët shpenzojnë. Dhe mos të kemi ironi: ne i gëzohemi pagës së 13-të për këta punëtorë, por jashtëzakonisht kemi presione të mëdha nga punëtorët e sektorit privat: ‘pse ata marrin dhe ne jo?’, domethënë çka na dallon neve prej punëtorëve të sektorit publik?”, ka thënë Azemi më 30 mars.

Kritika ndaj Qeverisë kanë bërë edhe parti e deputetë të opozitës, duke e quajtur vendimin për ndarje të pagës së 13-të vetëm për sektorin publik, diskriminues.

JU REKOMANDOJMË

Teherani dëshiron lirimin e 24 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira në çdo marrëveshje me SHBA-në

Teherani dëshiron lirimin e 24 miliardë dollarëve nga fondet e ngrira në çdo marrëveshje me SHBA-në
26/05/2026 - 16:02

Irani dëshiron që 24 miliardë dollarë nga fondet e tij të ngrira të lirohen në çdo memorandum mirëkuptimi me SHBA-në, sipas një raporti nga agjencia e lajmeve Tasnim...

Më shumëDetails

S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa

S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit në spitalin e Gjakovës që s’mori masa
26/05/2026 - 15:58

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj Z.M. për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai dyshohet se në pozitën e drejtorit të departamentit të administratës në...

Më shumëDetails

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar
26/05/2026 - 15:50

Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur sot në rrugën Klinë-Gjakovë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (Pick UP) dhe një kamionetë e FSK-së....

Më shumëDetails

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë
26/05/2026 - 15:38

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e njëhershme financiare prej 100...

Më shumëDetails

“Jeta vazhdon”, Kryetari i Kuvendit Komunal në Deçan e pranon se po punësojnë militantë të AAK-së

“Jeta vazhdon”, Kryetari i Kuvendit Komunal në Deçan e pranon se po punësojnë militantë të AAK-së
26/05/2026 - 15:29

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës atje, Ardian Binakaj, ka reaguar lidhur me punësimin e Mentor Januzajt në Ndërmarrjen “Higjena”, i cili është anëtar i AAK-së dhe kryetar...

Më shumëDetails

Këshilli Prokurorial del me njoftim lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit

Këshilli Prokurorial del me njoftim lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit
26/05/2026 - 15:06

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) rikujton se emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit realizohet në përputhje me kornizën kushtetuese dhe ligjore, përmes propozimit nga KPK-ja dhe emërimit me dekret...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    263 Shpërndaje
    Shpërndaje 105 Tweet 66
  • Shtesat prej 100 euro për fëmijët e pensionistët – ministri jep lajmin e shumëpritur

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë