Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

03/04/2026 - 09:31
në Lajme
A A
Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK) tashmë ka nisur të lëshohen vërtetimet për modifikimet në xhamat e veturave, sipas procedurës së A-TEST-it.

Procedura, e cila rregullon me dokumentacion errësimin e xhamave të pasëm në automjete, hyri në fuqi dy ditë më parë më 1 prill.

Para se të hynte në fuqi kjo rregullore, vendosja e xhamave të zinj në automjete të cilat nuk kishin xhama të errësuar fabrikisht nga prodhuesi, sanksionohej me gjobë bazuar në Ligjin për Kundërvajtje.

Vërtetimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara, i cili ka nisur të zhvillohet në QAK, kushton 80 euro, raporton Paparaci.

Një shofer ka publikuar të enjten një vërtetim të modifikimit të xhamave në automjetin e tij.

Para vitit 2024, vendosja e folieve të zeza në vetura, të cilat humbin dukshmërinë brenda automjeteve, nuk ishte e lejuar me ligj.

Ndalimi bazohej në një akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë akt nënligjor thuhej se vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjetit është e ndaluar, përveç në mjetet institucioneve shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Ministrisë së Brendshme.

Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor që hyri në fuqi më 2024, errësimi i xhamave në automjet cilësohej si “vendosje e pjesëve shtesë në automjet” dhe sanksionohej për kundërvajtje me gjobë prej 40 euro. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria nis hetimet për ‘mashtrimet’ me njehsorët e energjisë elektrike, autorizon veprime hetimore edhe ndaj zyrtarëve të KEDS-it

Prokuroria nis hetimet për ‘mashtrimet’ me njehsorët e energjisë elektrike, autorizon veprime hetimore edhe ndaj zyrtarëve të KEDS-it
03/04/2026 - 11:51

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave lidhur me njehsorët e KEDS-it. Në një komunikatë për media, Prokuroria ka bërë të ditur se janë...

Më shumëDetails

Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS

Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS
03/04/2026 - 11:22

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Aliu është dënuar 22...

Më shumëDetails

Miratohet nga Qeveria projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

Miratohet nga Qeveria projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor
03/04/2026 - 11:12

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe projektligji për sigurimin  e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, derisa ka prezantuar këtë projektligj të...

Më shumëDetails

“Aromë zgjedhjesh”/Abdixhikut i bie ndërmend se duhet të del në terren, pse s’po vepron njëjtë gjatë gjithë kohës?

“Aromë zgjedhjesh”/Abdixhikut i bie ndërmend se duhet të del në terren, pse s’po vepron njëjtë gjatë gjithë kohës?
03/04/2026 - 11:11

Aromë zgjedhjesh në prapaskenë. Në publik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur fushatë të takimeve me elektoratin e partisë. E ka nisur nga qyteti i Vitisë...

Më shumëDetails

Vaki kosovare: Qytetarit i vidhet pistoleta e çanta me dokumente nga xhami i veturës

Vaki kosovare: Qytetarit i vidhet pistoleta e çanta me dokumente nga xhami i veturës
03/04/2026 - 11:05

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Ferizaj. Siç thuhet në raportin 24-orësh, persona të panjohur me forcë i kanë dëmtuar xhamin e veturës një burri...

Më shumëDetails

Qeveria miraton projektligjin për çmimet tavan

Qeveria miraton projektligjin për çmimet tavan
03/04/2026 - 10:43

Projektligji për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar është risjellë për miratim sot në mbledhjen e Qeverisë. Projektligji,  i cili është sjellë për herë të dytë,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Mjaft ma”, Gërvalla i gjuan fjalë Haradinajt pasi ky i tha Kurtit se “po rren” (VIDEO)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë