
Grenell menjëherë pas Borrell: Kurti çdo ide të presidentëve të SHBA’së e ka refuzuar, si të demokratëve dhe republikanëve
Ish emisari Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përsëri në shënjestër e ka kryeministrin Albin Kurti. Grenell la të nënkuptohet në shkrimin e tij se atë e sheh si pengesë në dialog, transmeton Gazeta Metro.
Ish diplomati amerikan Richard Grenell ka reaguar në konton e tij në Twitter ashpër dhe e la të nënkuptohet se kryeministri Kurti është edhe anti amerikan.
“Përkujtim, Albin Kurti, ka refuzuar çdo ide që presidentët e SHBA’së i kanë ofruar Kosovës. Si presidentëve republikanë ashtu edhe demokratë. Kjo është fakt.”
Grenell është shprehur i ashpër edhe dje pas takimit të të dy liderëve ballkanas me shefin e NATO’s, Stoltenberg, ku kishte veçuar si pengesë kryeministrin Kurti sipas tij për veprimet e tija të njëanshme sipas tij, ndërsa kishte shkruar se presidenti serb Vucic ishte treguar bashkëpunues në takime sipas informacionit të tij












