Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë një aktgjykim, përmes të cilit ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Nurten Devës në pozitën e rektorit të Universitetit “Isa Boletini”.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Nga aktgjykimi rezulton se gjykata ka konstatuar se procesi vendimmarrës është zhvilluar në kundërshtim të plotë me normat ligjore dhe procedurat në fuqi, duke cenuar rëndë parimet themelore të ligjshmërisë, transparencës dhe barazisë në procesin e përzgjedhjes.
Ky vendim tregon se zgjedhja e Nurten Devës nuk ka qenë në përputhje me ligjin, duke e bërë atë të pavlefshme dhe juridikisht të rrëzueshme.

Ju rikujtojme se i njëjti Këshill Drejtues ka bërë shkeljen e dytë ligjore për të njëjtin rast.













