Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja.Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, duket se funksionojnë me skenarë.
Në disa mesazhe që ka publikuar Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të kësaj partie u dërgohet skenari për secilën seancë.Kjo shihet në një komunikim në telefonin e deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.
“Skenari: E premte, 10.04.2026, ora 10:00”, thuhet në hyrje të Emailit.Më pas, për secilin projektligj, deputetët e VV-së udhëzohet si të votojnë.













