Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij

11/04/2026 - 09:31
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllim të thellë me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës gjatë periudhave vendimtare të historisë së saj.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Kurti vlerësoi Engel si një nga zërat më të fuqishëm në Kongresin amerikan kundër fushatës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe krimeve të kryera në Kosovë. Ai theksoi se Engel ishte ndër të parët që kërkoi ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, si dhe mbështeti fuqishëm pavarësinë e vendit.

“Eliot Engel ishte përkujtuar prej kohësh në Kosovë, para se bulevardi në qytetin e Pejës të mbante emrin e tij, përmes zërit të tij të fuqishëm në Kongresin amerikan, ku ai ishte ndër anëtarët e parë dhe më të vendosur që dënuan fushatën gjenocidale të Millosheviqit.

Kurti shtoi se Engel kishte paralajmëruar edhe për ndikimin keqdashës të Rusisë në Evropë dhe kishte qenë një mbështetës i vazhdueshëm i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Ne e pranojmë me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen e tij nga jeta, por edhe me mirënjohje të përhershme për shërbimin e tij,” u shpreh Kurti, duke theksuar se Engel do të mbetet i paharruar si shembull i shërbimit publik dhe i ndikimit pozitiv në mbrojtje të jetës dhe demokracisë.

Albin Kurti e përmbylli mesazhin duke e cilësuar Engel si një figurë që do të jetojë gjatë në kujtesën kolektive të Kosovës për kontributin e tij historik.

Ish-kongresisti amerikan dhe mbështetësi i Kosovës, Eliot Engell, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

 

JU REKOMANDOJMË

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues
19/10/2026 - 14:52

Çlirim Haziri, drejtues i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, në konferencën e sotme për media ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës veprime konkrete dhe angazhim të...

Më shumëDetails

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin
19/10/2026 - 14:40

Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kërkuar drejtësi për të birin, një ditë para shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e tij. I ftuar në emisionin “Kosova Live”,...

Më shumëDetails

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
19/10/2026 - 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja i cili ka vendosur që të mos iu subvencionojë...

Më shumëDetails

Kompletohet Grupi Punues për Apelin në Hagë, këta janë anëtarët e partive

Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së
19/10/2026 - 13:33

Është kompletuar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë. Në mbledhjen e sotme të kryesisë...

Më shumëDetails

Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
19/10/2026 - 13:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se varfëria, shëndetësia...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht
19/10/2026 - 13:12

Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    480 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë