Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: S’ka gjasa të vetëpropozohem për president, LDK s’mbështet skenarin ku tri pozitat kryesore në shtet i ka VV

11/04/2026 - 13:49
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk është diskutuar për emra konkretë për president, duke hedhur poshtë spekulimet për kandidatura të mundshme dhe duke theksuar se LDK-ja nuk do të mbështesë një zgjidhje ku të gjitha pozitat kryesore shtetërore i takojnë një partie të vetme.

Ai tha se diskutimi ka qenë vetëm për propozimet aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilat LDK-ja ka dhënë përgjigje negative.

“Kam dëgjuar shumë spekulime dje. Janë vetëm spekulime, nuk janë të vërteta. Pra, nuk kemi folur për emra, aq më pak për emrin tim. Pra kemi folur për dy propozimet aktuale që janë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dje në mëngjes i kam dërguar përgjigje që LDK-ja nuk mund të mbështet një skenar në të cilin të tri kandidaturat, të tri pozicionet shtetërore i takojnë një partie politike”, tha ai.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme mund të ketë takime të reja, por se aktualisht nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim.

“Tani shohim gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e takimeve të tjera. Kaq është e vërteta, nuk ka zhvillime të tjera. Nuk kemi propozuar emër, nuk kemi dhënë asgjë, dhe nuk na është kërkuar ende asgjë. Kjo është e vërteta e vetme. Dhe mbi këtë të vërtetë do shohim se si do zhvillohen çështjet tutje”, tha ai.

Ai konfirmoi se është takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, për të diskutuar qëndrimet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka refuzuar takimin.

“Po jam takuar me zotërinë Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zotëri Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj. Sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zotëri Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se nuk mund të vetëpropozohet për postin e presidentit, duke nënvizuar se procesi duhet të jetë konsensual dhe i bazuar në parime ndërpartiake.

“Jo, s’ka gjasa të vetëpropozohem sepse çështja e presidentit është çështje konsensuale. Pra, duhet të flasim për parimet njëherë. Mos t’i ngatërrojmë. Nuk po flasim për akomodime individuale në këtë fazë. Aq më pak për një pozicion kaq të rëndësishme shtetërore. Pra flasim për interesa ndërpartiake. Pra a ka mundësi që partitë të akomodohen rreth një marrëveshjeje shumë më të madhe. Në qoftë se jo, atëherë përgatitemi për zgjedhje të reja. Por jo, kjo s’është politikë personale, ju lutem”, tha ai.

Ai shtoi se deri më tani nuk është arritur një marrëveshje për president konsensual, pavarësisht kalimit të një pjese të afatit kushtetues.

“Po s’e kemi gjetur. I kemi harxhuar diku 30 ditë para afatit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk kemi arritur të gjejmë një president konsensual. Pra, fillimisht duhet të flasim për parimet. Pra si duket ai president? A duhet të ketë marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes apo partive të tjera? Pra është çështje, në qoftë se ka marrëveshje, atëherë gjenden edhe emrat. Në qoftë se mendoni a ka kandidatë, ka mjaft. Çdo i dyti qytetar ka pasur qenë i mirë për të qenë president. Besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues

Çlirim Haziri: Presidentja ta dekretojë ligjin ose ta kthejë në Kuvend, UÇK ka nevojë për një ligj kushtetues
19/10/2026 - 14:52

Çlirim Haziri, drejtues i iniciativës “JO NË EMRIN TIM”, në konferencën e sotme për media ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës veprime konkrete dhe angazhim të...

Më shumëDetails

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Babai i Auron Ferizit shpërthen në lot: Së paku burgim të përjetshëm për të akuzuarin
19/10/2026 - 14:40

Babai i Auron Ferizit, Arton Ferizi, ka kërkuar drejtësi për të birin, një ditë para shpalljes së aktgjykimit për vrasjen e tij. I ftuar në emisionin “Kosova Live”,...

Më shumëDetails

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
19/10/2026 - 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja i cili ka vendosur që të mos iu subvencionojë...

Më shumëDetails

Kompletohet Grupi Punues për Apelin në Hagë, këta janë anëtarët e partive

Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së
19/10/2026 - 13:33

Është kompletuar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë. Në mbledhjen e sotme të kryesisë...

Më shumëDetails

Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri kërkon reformë zgjedhore: Balotazhi s’i shërbeu askujt, dalja në zgjedhje s’është reale
19/10/2026 - 13:30

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen ekonomike dhe sociale në vend, duke thënë se varfëria, shëndetësia...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku caktohet anëtare në Grupin Punues të Apelit në Hagë

Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht
19/10/2026 - 13:12

Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, Vlora Çitaku si anëtare në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    480 Shpërndaje
    Shpërndaje 192 Tweet 120
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë