Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

11/04/2026 - 16:23
në Lajme
A A
Eurodeputeti austriak: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në proceset zgjedhore, duke theksuar se vendi mund të konsiderohej ndër kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës është në përputhje të lartë me standardet evropiane.

“Kosova është një vend që ka një kushtetutë shumë të afërt me kushtetutat evropiane. Është një vend që ka dhënë shembull se si organizohen zgjedhjet në rajon, dhe edhe aty ku ka pasur dyshime, janë bërë rinumërime të rregullta. Disa vende të rajonit mund të mësojnë nga ky shembull”, ka thënë Waitz.

Duke folur për luftën kundër korrupsionit, ai theksoi se Kosova është në rrugë të mirë, por procesi mbetet sfidues.

“Kosova është në një rrugë të mirë sa i përket luftës kundër korrupsionit. Megjithatë, kjo është një betejë e vazhdueshme, siç ndodh edhe në të gjitha shtetet tona anëtare”, u shpreh ai.

Sipas eurodeputetit, nëse Kosova do të trajtohej si një aplikante e zakonshme për anëtarësim në BE, ajo do të renditej ndër vendet më të avancuara.

“Nëse Kosova do të ishte një aplikante e zakonshme për Bashkimin Evropian, do të ishte ndër vendet kryesuese. Ende ka reforma për t’u bërë dhe përmirësime për t’u parë, por vendi do të ishte në një pozitë të mirë”, deklaroi Waitz.

Megjithatë, ai theksoi se procesi i integrimit po pengohet nga faktorë politikë dhe mungesa e njohjes nga Serbia.

“Arsyeja pse nuk është kështu lidhet me faktin se Kosova ende nuk njihet nga Serbia dhe vazhdon të bllokohet në rrugën e saj. Kjo është një çështje ku pajtohem me kolegët, sepse elita politike nuk është e gatshme për kompromis”, tha ai.

Në fund, Waitz shtoi se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet të respektohen.

“Ka pasur dy palë zgjedhje që kanë treguar një fitues të qartë dhe kjo duhet të pranohet”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar për herë të parë për protestat në Shqipëri
19/10/2026 - 12:45

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës janë deklaruar për herë të parë për shpërthimin e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës në Shqipëri. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ka dërguar...

Më shumëDetails

Mblidhet Kuvendi i Kosovës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
19/10/2026 - 12:34

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten me fillim nga ora 10:0 Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mediave bëri të ditur se përpos deklarimeve jashtë rëndit...

Më shumëDetails

Konflikti i përgjakshëm Elshani–Kelmendi rikthehet në vëmendje – theret 15-vjeçari në Pejë, i dyshuari gjithashtu i mitur

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
19/10/2026 - 12:06

Një therje me thikë mes dy të miturve në Pejë ka rikthyer në vëmendje një nga konfliktet më të rënda familjare të pasluftës në Kosovë, atë mes familjeve...

Më shumëDetails

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia e institucioneve është e papranueshme

Kadrijaj: Për shkak të Kurtit jemi vendi me më pak perspektivë në Ballkan
19/10/2026 - 11:43

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën...

Më shumëDetails

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë

“Do kryejmë një seri sulmesh terroriste në vend”, kërcënohet me shpërthim bombe në Kryesinë e Kuvendit, zbardhet e-mail: Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë
19/10/2026 - 11:31

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Burime nga Kuvendi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed...

Më shumëDetails

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Me bluzën “Kosova po pret”, Vlora Çitaku kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
19/10/2026 - 10:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë sot në një mbledhje të komisionit parlamentar, e veshur me një bluzë ku shfaqeshin fotografitë e katër...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    472 Shpërndaje
    Shpërndaje 189 Tweet 118
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë