Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku dyshohet se një 48 vjeçar ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli”.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim e Zahitit për Veriu.info.












