Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 48 vjeçare ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Ali Zeneli”.
Siç mëson Veriu.info nga burime te sigurta viktima është Ilir Brahimi nga Koshtova.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer hetimet fillestare dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Veriu.info.
Veriu.info mëson se varrimi i të ndjerit bëhet në ditën e nesërme.















