Kryeministri Albin Kurti ka uruar festën e Pashkëve për besimtarëvet ortodoksë.
“Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri”, ka shkruar Kurti në ‘Facebook’.
Ai u ka uruar shqiptarëve ortodoksë që ndodhen në Kosovë si dhe ata që janë në mërgatë.
“Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka”, përmbyll urimin Kurti.













