Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.84 euro për litër, ndërsa benzina është caktuar në 1.44 euro për litër.
Po ashtu, çmimi maksimal i gazit është vendosur në 0.89 euro për litër.













