Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘Zone’, në Prishtinë ku janë përfshirë tri vajza. Me urdhër të prokurorit, dy nga to kanë përfunduar në ndalim policor, pasi që ishin rrahur edhe disa ditë më parë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy vajzat që u arrestuan janë Iliriana Maxhuni 24-vjeçare dhe Lendita Islami 26-vjeçare.
Maxhuni dhe Islami janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara e tretë e cila është liruar në procedurë të rregullt, është paraqitur më vonë në stacion.
Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim trupor’ dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.












