Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Kushtrim Sadiku, mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin

13/04/2026 - 20:45
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Reagon Kushtrim Sadiku, mohon se ishte i dehur në emision: Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas raportimeve në rrjetet sociale se kishte dalë në emision live nën ndikimin e alkoolit, gazetari Kushtrim Sadiku ka reaguar duke kërkuar falje për situatën e krijuar gjatë debatit, raporton GazetaBlic.Ai ka sqaruar se është në trajtim mjekësor për një sëmundje të lukthit dhe se problemet shëndetësore, së bashku me trajtimin e implanteve dentare, i kanë vështirësuar komunikimin dhe i kanë shkaktuar lodhje.

Sadiku ka mohuar akuzat për konsum të alkoolit, duke i cilësuar ato si të pavërteta.Ai shtoi se respekton kritikat, por i cilësoi disa reagime në rrjete sociale si “stuhi llumi” të nxitur nga grupe të ndryshme, ndërsa rikonfirmoi se do të vazhdojë punën si autor i emisionit.
Reagimi i plotë:Të nderuar miq, fillimisht më lejoni të kerkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.

Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.

Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur.Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim.

Dua të nënvizoj respektin dhe peshën e madhe që Kosharja e ka për mua, fillimisht si një njeri i këtij vendi e pastaj edhe si gazetar. Kam realizuar dhjetëra emisione për Kosharen dhe jam shumë krenar për të gjitha ato.Edhe një herë, shpreh keqardhje të thellë për këtë situatë të krijuar. E kuptoj kritiken dhe e vlerësoj mbështetjen tuaj. Nuk e mirëkuptoj stuhinë e llumit, por s’kam se si mos ta shoh që ajo ekziston, e drejtuar nga grupe te ndryshme ekstremistësh, grupe me motivacione politike, snajperistësh të rrjeteve sociale e dashakeqinjëve.

Insistoj se do të përpiqem maksimalisht të jem në krye të detyrës si autor i emisionitShihemi pas pak ne Politiko!

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani
29/06/2026 - 08:00

Qyteti i Ferizajt të dielën mbrëma u trondit pasi një burrë u vra me armë zjarri. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”. Lajmin...

Më shumëDetails

Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

Vdes prishtinasi që u plagos nga polici gjatë një bastisjeje para disa ditësh
28/06/2026 - 23:49

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë...

Më shumëDetails

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir
28/06/2026 - 23:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma. Lajmin...

Më shumëDetails

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
28/06/2026 - 22:56

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe birit të...

Më shumëDetails

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
28/06/2026 - 22:32

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër. Teksa agjencitë qeveritare numërojnë...

Më shumëDetails

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin
28/06/2026 - 22:00

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin. Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë