Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, ndërsa në realitet po merr fomrë atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për byronë për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke i hapur rrugë procedimit të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit.
Kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë.
Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit.
Pra, kjo nuk është reformë. Është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.













