Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se përfaqësuesi i kompanisë ku humbi jetën punëtori B.N – 59 vjeçar, ndodhet aktualisht nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Ngjarja e rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë ditës së djeshme në vendin e punës.
Veriu.info mëson se personi i arrestuar për këtë rast është Ngadhnjim Emerllahu, djali i pronarit të kompanisë “Kinema e re N”, Naim Emerllahut.

Sipas Prokurorisë, masa e ndalimit është lëshuar mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale: “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
“Lidhur me kërkesën tuaj për informacion, ju njoftojmë se i dyshuari lidhur me këtë rast është ndaluar dhe vazhdon të jetë nën masën e ndalimit 48-orësh, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke analizuar dhe vlerësuar rastin për të vazhduar tutje me procedurat ligjore.” thuhet në përgjigjen e prokurorisë.













