Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anulohen seancat e planifikuara për këtë javë në gjykimin e Thaçit kundër administrimit të drejtësisë

14/04/2026 - 13:55
në Lajme
A A
Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt

Former Kosovo president Hashim Thaci, left, appears before the Kosovo Tribunal as he defends himself against charges including murder, torture and persecution allegedly committed during his country's war for independence from Serbia in the Hague, Monday, April 3, 2023. The trial of Kosovo's ex-president and three other former high-ranking members of the Kosovo Liberation Army charged with war crimes and crimes against humanity opens Monday. (Koen van Weel/Pool via AP) LGK101

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Klajt dhe Hajredin Kuçit, janë anuluar seancat e planifikuara për këtë javë.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e anulimit, mirëpo u tha se ato ishin planifikuar të mbahen në rast se ishte e nevojshme.

Seancat e anuluara janë nga 14 deri më 17 prill 2026.

Vlen të theksohet se kur u mbajtë konferenca përgatitore në këtë çështje u tha se këto seanca mund të mbahen në rast që do të refuzohej kërkesa që një dëshmitarit t’i pranohej dëshmia me shkrim.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu vihen në barrë.

Po atë ditë (27 shkurt 2026), nisi dëshminë edhe dëshmitari i parë në këtë çështje gjyqësore, i cili ishte me masa mbrojtëse. Dëshmia e tij përfundoi më 2 mars 2026.

Më 3 dhe 4 mars 2026 dëshmoi dëshmitari i dytë Koen Herlaar- ekspert i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës. Po më 4 mars nisi dëshminë dëshmitari i tretë, Chrisopher Kelly- hetues i forenzikës digjitale. Ky dëshmitar e përfundoi dëshminë më 5 mars.

Ndryshe, Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe më 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DHSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DHSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si edhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Kurti po mundohet ta fus PDK-në në lojën e emrave për presidentin

Çitaku: Kurti po mundohet ta fus PDK-në në lojën e emrave për presidentin
14/04/2026 - 21:28

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se Kurti është munduar që PDK-në ta fus në lojën e emrave”, sa i përket çështjes së presidentit. Por, sipas saj nga...

Më shumëDetails

Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje

Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban në SHBA, ambasadori izraelit jep detaje
14/04/2026 - 21:20

Ambasada izraelite në Uashington ka konfirmuar se bisedimet e së martës me Libanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar.Pas këtyre negociatave, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel...

Më shumëDetails

Eric Adams merr pasaportën shqiptare, Edi Rama: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën

Eric Adams merr pasaportën shqiptare, Edi Rama: Shpejt do të mësojmë edhe gjuhën
14/04/2026 - 21:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë Samitit IV të Diasporës....

Më shumëDetails

Miftaraj kërkon hetim: Në një kompleks në Prishtinë u zëvendësuan afro 100 njehsorë të energjisë

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
14/04/2026 - 20:54

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka bërë thirrje ndaj Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të hetojnë, sipas tij, dëmin...

Më shumëDetails

Mbi 10 mijë trupa amerikane angazhohen në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit

Mbi 10 mijë trupa amerikane angazhohen në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit
14/04/2026 - 20:45

Mbi 10,000 pilotë, marinarë dhe marinsat amerikanë po zbatojnë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së. Trupat ndihmohen nga dhjetëra avionë dhe një duzinë anijesh...

Më shumëDetails

E pabesueshme: Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna

E pabesueshme: Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna
14/04/2026 - 20:32

Sot, kryeshefi ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Trepça” ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit M.LL., i punësuar në njësinë biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kur flas unë, ti ndalesh”, Musliu largohet nga komisioni pas përplasje me Kryeziun e VV’së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandal: Albi Market ofron zbritje në pije me afat të skaduar (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Qorrolli u ngrit në këmbë kur Gërvalla u largua nga mbledhja, Tahiri e ngacmon: Duhet me u çu se përndryshe…

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë