Një serb i dyshuar për krime lufte është arrestuar në fshatin Soçanicë të Leposaviq.
Veriu.info mëson se i arrestuari ishte ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i arrestuari është D. Pelevic.
Arrestimi i një personi për krime lufte e ka konfirmuar edhe zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, ky burrë u arrestua në Soçanicë, por nuk mund të flasim për detajet sepse njësia për rajonin e Veriut nuk mori pjesë në arrestim. Ai u arrestua nga Njësia e Krimeve të Luftës nga Prishtina, ku më pas u transferua’’, ka thënë Elshani.














