Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’u përfshi në kryesinë e LDK-së, flet për herë të parë Arben Gashi

15/04/2026 - 17:04
në Lajme
A A
Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë me kryesi të re.

Kryetari i LDK-së, pas konsultimeve të brendshme, ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re të LDK-së. E pjesë e kësaj kryesie nuk është Arben Gashi.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Gashi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Mes tjerash Gashi thotë se hendeku mes LDK-së dhe votuesit nuk është rastësi, është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar në kohë.

Ai thotë se LDK-së i duhet një cikël i ri, me lidership dhe energji të re, me besim të rikthyer mbi vlerat e saj autentike.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përkrahës, votues e simpatizantë të LDK-së, qytetarë të Kosovës,

Pas publikimit të Kryesisë së re të LDK-së, kam pranuar shumë telefonata dhe mesazhe nga ju dhe nga mediat. Prandaj, po e them qartë:

Unë nuk jam pjesë e Kryesisë së re të LDK-së.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit 2025, kam folur hapur brenda strukturave të LDK-së për gjendjen në parti dhe për humbjen e besimit të brendshëm. Kam propozuar veprime konkrete për distancim nga parregullsitë dhe për krijimin e një momentumi të ri, gjithëpërfshirës, konkurrues dhe me vizion të qartë.

Këto propozime nuk gjetën përkrahje në votim, edhe pse realiteti u pranua në fjalë.

Kam refuzuar përjashtimet dhe kam kërkuar unitet. Jo për individë, por për një ide: që një parti që synon të udhëheqë, duhet së pari të jetë e bashkuar dhe e drejtë me vetveten.

Edhe pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku rezultati nuk ishte ai që e meriton LDK-ja, paraqita sërish analiza dhe rrugëdalje konkrete. U zgjodh një drejtim tjetër. E pranoj këtë si fakt politik, por jo si fund të bindjeve të mia.

Sot e them pa dilemë:

Hendeku mes LDK-së dhe votuesit nuk është rastësi, është pasojë e mungesës së guximit për të ndryshuar në kohë.

Një cikël politik ka përfunduar.

LDK-së i duhet një cikël i ri, me lidership dhe energji të re, me besim të rikthyer mbi vlerat e saj autentike.

Sepse:

Besimi nuk kërkohet – fitohet.

Shpresa nuk premtohet – ndërtohet.

Ndryshimi nuk pret – bëhet.

Sot, Kosovës i mungon më shumë se gjithçka tjetër besimi dhe shpresa. I duhet një politikë që pranon realitetin, por ndërton të ardhmen. I duhet një angazhim i sinqertë që e kthen qytetarin në qendër, i duhen vlerat e vërteta të LDK-së.

Unë besoj se këto vlera mund të rikthehen. Dhe për këtë do të angazhohem pa hezitim.

A do ta gjejë LDK-ja forcën për ta bërë këtë?

Kjo mbetet për t’u parë.

Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë:

në anën e parimeve, të votuesit dhe të së vërtetës.

Ju priftë e mbara!

JU REKOMANDOJMË

A i ka bërë ftesë Kurti-Haradinajt për çështjen e Presidentit? Flet deputeti i AAK-së

Haradinaj kritika Kurtit: Sjellja e tij rrezik për Kosovën, Serbia gati të përfitojë
15/04/2026 - 20:05

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për arsyen e mundshme pse kryeministri Albin Kurit nuk po e fton Ramush Haradinajt në diskutimet për gjetjen...

Më shumëDetails

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë

Hamza mbledh kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Punë dhe koordinim i vazhdueshëm, për një Kosovë më të mirë
15/04/2026 - 19:49

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, njofton se ka zhvilluar takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja. Hamza, krahas fotos së publikuar thekson se...

Më shumëDetails

Molliqaj: Kurti po e konsolidon pushtetin, opozita po pret ftesa prej tij për presidentin

Molliqaj dënon fuqitë e mëdha për mbështetjen që po i japin Izraelit në Gaza: Liria i takon secilit
15/04/2026 - 19:17

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se mungesa e veprimit po i hap rrugë kryeministrit Albin Kurti për të forcuar kontrollin mbi...

Më shumëDetails

“Ka të shtëna nga të gjitha anët”, “Luftë” / Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për sulmin në Banjskë

BE kërkon nga Serbia arrestimin e sulm’uesve në Banjskë: Kërcë’nuan sigurinë
15/04/2026 - 18:52

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën u dhanë fjalët përfundimtare për rastin e sulmit terrorist në Banjskë të 23 shtatorit 2023. Prokuroria Speciale ka hartuar fjalët përfundimtare...

Më shumëDetails

LDK e Lumir Abdixhikut i kthen shpinën veriut: 20% e territorit të Kosovës pa përfaqësim në Kryesinë e re

LDK e Lumir Abdixhikut i kthen shpinën veriut: 20% e territorit të Kosovës pa përfaqësim në Kryesinë e re
15/04/2026 - 18:24

Rajoni 02 i Kosovës është rajoni më me peshë politike në Kosovë, duke pasur parasysh faktin se përbëhet edhe nga komunat veriore të Kosovës. Mirëpo, pasha e këtij...

Më shumëDetails

Tahiri: Pasha Zotin, mos me pas qenë Ramushi me bashkëluftëtarë, kurrë përjetë liri s’kishim pas

Tahiri: Pasha Zotin, mos me pas qenë Ramushi me bashkëluftëtarë, kurrë përjetë liri s’kishim pas
15/04/2026 - 18:18

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për arritjen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar si një prej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    Dyshohet për heqja e pajisjeve mbrojtëse, ky është Ngadhnjim Emerllahu që u arrestua për rastin e vdekjes së punëtorit 59 vjeçar në Ferizaj

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • EKSKLUZIVE: Ky është serbi i arrestuar në Leposaviq për krime lufte (Foto)

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dalin pensionet për të moshuarit dhe kontribuuesve

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ministria e Kusari Lila nënshkruan kontratë rreth 1 milion euro për parkun industrial në Mitrovicë me kompanitë R & Rukolli, Eteam dhe Begisholli

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • LVV-LDK drejt marrëveshjes, Ermal Panduri: Ekskluzive, nuk është e vërtetë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë