Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vrasja në Pakashticë të Podujevës, Prokuroria jep detaje

13/01/2022 - 10:38
në Lajme
A A
Incident në Mitrovicë, dyshohet se një grua sulmoi me thikë një burrë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja që ndodhi mbrëmë në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Sipas raportimeve, viktima dhe i dyshuari për vrasje ishin baxhanakë mes vete.

Për këtë rast tashmë ka nisur hetimet edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj i ka thënë se personi i arrestuar po dyshohet për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve”.

Ulaj ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se me urdhër të prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurores viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se për tërheqjen e trupit të viktimës kanë asistuar edhe nga FSK-ja, shkaku i terrenit të papaërshtatshëm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç/ Në vendngjarje janë sekuestruar , dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit
28/10/2026 - 13:28

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbiemri i familjes Haradinaj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, po përdoret pasi Aleanca nuk i është nënshtruar regjimit...

Më shumëDetails

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar
28/10/2026 - 13:18

Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni. Siç e ka konfirmuar Policia, nga shembja janë lënduar...

Më shumëDetails

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
28/10/2026 - 13:07

Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sylaj është...

Më shumëDetails

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
28/10/2026 - 12:39

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, raporte për mjedisin...

Më shumëDetails

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare
28/10/2026 - 12:32

Qeverisja komunale e Mitrovicës që udhëheqet nga kryetari Faton Peci, nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pasi që VV dhe GUXO kanë vetëm 11 asamblistë...

Më shumëDetails

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie
28/10/2026 - 12:25

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor . Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë