Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëshqitja e dheut në autostradë, deputeti i kërkon Bashës ndërhyrje urgjente: S’duhen justifikime, ndodhën aksidente me fatalitet

17/04/2026 - 13:29
në Kryesore, Lajme
A A
Rrëshqitja e dheut në autostradë, deputeti i kërkon Bashës ndërhyrje urgjente: S’duhen justifikime, ndodhën aksidente me fatalitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK’së, Kujtim Gashi, ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, për një segment të autostradës “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Prizrenit dhe Suharekës ku qe një kohë të gjatë ka rrëshqitur dheu dhe lëvizja është kufizuar me vetëm një shirit.Në këtë segment të autostradës ka pasë edhe aksidente me fatalitet, prandaj deputeti Gashi tha se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë.

Ai tha se mungesa e investimeve në autostradë ka shkaktuar vështirësi për pjesëmarrësit në trafik duke shkaktuar edhe aksidente me pasoja fatale në këtë segment “çka e bën edhe më urgjente nevojën për ndërhyrje”.“Pse nuk është ndërmarrë ende një ndërhyrje e plotë dhe e qëndrueshme për sanimin e rrëshqitjes së dheut në këtë segment të autostradës. A ekziston një plan konkret për rehabilitimin e kësaj pjese dhe kur pritet të fillojnë punimet, si dhe është bërë ndonjë vlerësim teknik për shkaqet e kësaj rrëshqitje të vazhdueshme që tash është problem për një kohë të gjatë në këtë pjesë të autostradës?”.
Në përgjigje të kësaj pyetje, ministri Basha tha se “është shqetësim jashtëzakonisht i madh edhe si kosto edhe si rrezik për qytetarët”, ndërsa vazhdoi të tregojë se ku qëndron procedura.“Ka pasë zhvillime të shumta. Në fillim të 2024-ës ka nisë procedurat për prokurimin e hartimit të projektit për sanimin e rrëshqitjeve në autostradën “Ibrahim Rugova””, shpjegoi Basha.

Por, me këtë përgjigje s’u nda i kënaqur Gashi, i cili i kërkoi urgjencë për të ndërhyrë, ndërsa përmendi edhe përgjegjësinë penale për mirëmbajtësit e autostradës.“E potencove disa herë që jemi në procedurë. Por, kjo çështja është urgjente meqë kemi aksidente me fatalitet në disa raste në këtë autostradë. Sigurisht që rrëshqitja është duke vazhduar dhe natyrisht që procedurat ashtu siç dihet të bëhen në disa raste urgjente dhe të shpejta sigurisht që duhet me qenë prioritet në këtë autostradë, që është nyja kryesore që lidh Kosovën edhe me portin. Prandaj, ndërhyrja duhet të jetë urgjente dhe s’duhet me pasë shumë justifikime në kuptimin që procedurat mund të vonojnë sepse rastet me fatalitet mund të kërkojnë përgjegjësi penale për mirëmbajtësit e autostradës”, tha Gashi.

Në këtë pjesë të autostradës dhjetorin e vitit të kaluar humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë, pasi me veturën e tyre u ndeshen me një kamion.

JU REKOMANDOJMË

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë

Blendi Fevziu sjell pamjet më të reja nga sheshi afër Kryeministrisë
17/10/2026 - 23:00

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një videoje, është deklaruar lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar këto ditë në Shqipëri. Fevizu, në videon e të cilit shihet gjendja...

Më shumëDetails

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë

Dosje të shpërndara, dritare të thyera dhe mobilie të djegura, pamje të tjera pas zjarrit në Gjykatën e Lartë
17/10/2026 - 22:46

Një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë u përfshi nga flakët gjatë protestës së sotme. Zjarri përfshiu gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, i cili u...

Më shumëDetails

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë

Gjendja e sheshit të Tiranës pas protestës disa orëshe, një kamionçinë mbushet plot me gurë
17/10/2026 - 22:30

Pas disa orësh betejë mes protestuesve dhe policisë, bulevardi më në fund ka rënë në qetësi. Situatën e kanë marrë në dorë ekipet e pastrimit, që fillimisht kanë...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
17/10/2026 - 22:09

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet. Sipas vendimit të...

Më shumëDetails

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Pesë luftanije të NATO’s zbarkojnë në Orikum të Vlorës, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake
17/10/2026 - 21:58

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë