Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz ka një pasuri kogja të majme.
Ato arrijnë vlerën e 135 mijë euro.
E njëjta me bashkëshortin posedojnë dy makina në vlerë 17 mijë euro.
Para të gatshme në bankë, Gërvalla i ka deklaruar 1666 euro nga paga mujore.
Ministrja shihet se ka rinovuar një shtëpi në fshat teksa deklaron se për të kryer punimet ka marrë kredi në vlerë 10 mijë e 274 euro.
Nga mëditjet dhe udhëtimet zyrtare ajo merr rreth 6 mijë euro pagë vjetore, ndërsa nga paga bazë 20 mijë euro. Bashkëshorti i saj ka 80 mijë e 441 euro të ardhura vjetore ndërsa nga fëmijët 6 mijë e 672 euro. /Insajderi.org














