Pas raundit të parë të votimit ku kanë marrë pjesë 114 deputetë, dy kanë qenë të pavlefshme, derisa kandidatja që ka marrë më së paku vota është Benina Kusari.
Kryesuesi i seancës, Ardian Gola, ka treguar se e njëjta largohet nga gara, për të vazhduar me raundin e dytë të votimit me pesë kandidatët e tjerë.
Lista
Benina Kusari – 3 vota
Emine Avdyli Pozhari – 58 vota
Flamur Mrasori – 47 vota
Jonida Xhafaj – 57
Shpresa Emra – 14 vota
Zahir Qerkini – 43 vota













