Marketet e mëdha në Kosové po vazhdojnë të mashtrojnë konsumatorët me çmime, duke vendosur çmime më të lira në ekspozim e më të larta në momentin kur konsumatori paguan.
Një rast i tillë ka ndodhur në marketin “Elkos” me pronar Ramiz Kelmendi.
Sipas një vendimi të siguruar nga Veriu.info ”Elkos” në Gjilan është gjobitur nga Inspektorati i ministrisë së Mimoza Kusari Lilës, pasi kishte ekspozuar çmimin e një produkti prej 0.79€ ndërsa konsumatori kishte paguar tek arka 0.95€.
Bazuar në ankesën e qytetarit, Inspektorati ka vërtetuar rastin dhe ka shqiptuar gjobë për “Elkosin” e Ramiz Kelmendit në vlerë prej 1 mijë euro.
Në arsyetimin e vendimit të IQMT të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, bëhet e ditur se ky institucion ka realizuar inspektim në “Elkos” në Gjilan me datë 02.03.2026, ku ka gjetur se çmimi i ekspozuar i produktif “Lëng Jupi 1.5 l” më datë 27.02.2026 ka qenë 0.79 € kurse konsumatori ka paguar atë në vlerë 0.95€.
Më poshtë vendimi i siguruar nga Veriu.info.
















