Ai ka thënë se rruga më e mirë është përmes Këshillit të Evropës, duke kërkuar që Kosova të largojë pengesat drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
“Ky ligj vetëm ka hap një derë të vogël ndryshimi, për të mbërritur tek dera e madhe ka shumë punë. Ekzekutivi, shoqëria civile, Kuvendi i Republikës së Kosovës, presidentja e partenerët tanë. Ky ligj nuk bëhet pa partner”, tha Haziri.
Sipas Hazirit, anëtarësimi në KiE do t’i mundësonte Kosovës qasje në mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilën ai e sheh si mekanizëm kontrolli edhe ndaj Dhomave të Specializuara.
“Rruga më e mirë për këtë ligj është një mekanizëm, është Këshilli i Evropës. Kosova duhet me u largu urgjent nga pengesat që po e ndalin anëtarësimin e KiE. Mandati i Këshillit të Evropës është Gjykata Evropiane. Trëndafilova dhe Dhomat e Specializuara kanë me u dridhë si thupër para saj, sepse është mekanizëm kontrolli”, shtoi ai në Blic Interview.













