Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të papritura brenda banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 20:00 në rrugën “Aziz Abrashi”.
Ngjarja ka ndodhur pasi viktima Samire Miftiu, rreth 48-vjeçare, derisa ishte në dhomë me bashkëshortin e saj, është alivanosur papritur.
Siç mëson Sinjali, bashkëshorti i saj, H. M., rreth 52-vjeçar, ka kërkuar menjëherë ndihmë nga Emergjenca.
Autoambulanca e ka transportuar viktimën në spital, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.














