Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq

18/04/2026 - 14:43
në Lajme
A A
Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Dyz: Aty s’kishte ushtarë por burra, gra, fëmijë e pleq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe në fshatin Dyz të Podujevës dhe mbajti fjalë rasti në shënim të përvjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se 27 vjet më parë, në mes të prillit, banorët e Llapit dhe Gollakut, në përpjekje për të gjetur shpëtim, u përballën me dhunën brutale të forcave okupatore serbe.

“Aty nuk kishte ushtarë. Aty kishte burra, gra, fëmijë, pleq e njerëz të zakonshëm që kërkonin vetëm të jetonin në paqe. Aq kërkonin, të jetonin në paqe e të jetonin me dinjitet. Por, ata u përballën me një dhunë të organizuar, të planifikuar, u përballën me një dhunë çnjerëzore”, theksoi U.D. Presidentja.

Ajo kujtoi se mbi 200 civilë shqiptarë të paarmatosur u masakruan në këtë akt gjenocidal të Serbisë dhe se kujtimi për ta mbetet detyrim i përhershëm.

“Sot, jemi këtu për ta përkujtuar këtë ngjarje tragjike. Jemi këtu për të mos harruar kurrë. Kujtimi është detyrë morale, është detyrë njerëzore, kujtimi është detyrë edhe kombëtare”, u shpreh Haxhiu.

Duke folur për mungesën e drejtësisë, ajo tha se e vërteta për këto krime dihet dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Si institucione të Republikës së Kosovës, kemi krijuar bazën ligjore për ndjekjen dhe dënimin e kriminelëve të luftës edhe në mungesë. Prandaj, sot nga ky vend, u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të angazhohen me gjithë kapacitetet e tyre, që të ngrenë aktakuzat dhe gjykimet ndaj përgjegjësve për këto krime të rënda. Drejtësia nuk duhet të mungojë”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Në fund, ajo theksoi se nderimi më i madh për martirët dhe dëshmorët është puna e përditshme për drejtësi, zhvillim, siguri dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Trump reagon për mbylljen e Hormuzit: Irani nuk mund të na shantazhojë

Trump reagon për mbylljen e Hormuzit: Irani nuk mund të na shantazhojë
18/04/2026 - 17:36

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, ndërsa Teherani e tërhoqi sot vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit....

Më shumëDetails

Ymeri: LVV do të bie pas prishjes së Kurtit me Osmanin

Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
18/04/2026 - 17:26

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë me dije se ndarja e Vjosa Osmanit nga Albin Kurti do të ketë ndikim elektoral. Ai ka vlerësuar kjo do...

Më shumëDetails

Laboratori i madh i drogës zbulohet në një fshat të Pejës: Krejt çka dihet

Laboratori i madh i drogës zbulohet në një fshat të Pejës: Krejt çka dihet
18/04/2026 - 17:12

Një laborator i madh për kultivimin e kanabisit u zbulua të shtunën në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës. Nacionale ka publikuar pamjet ekskluzive brenda laboratorit, ku shihet...

Më shumëDetails

Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim, procesi i normalizimit me Serbinë s’ka ecur si duhet

Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim, procesi i normalizimit me Serbinë s’ka ecur si duhet
18/04/2026 - 17:09

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan, ka folur edhe për stabilitetin e rajonit. Ai ka përmendur si një prej çështjeve të rëndësishme...

Më shumëDetails

Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit

Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit
18/04/2026 - 16:41

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ky subjekt nuk do të propozojë askënd për postin e presidentit të vendit, përderisa nuk ka ose nuk bëhet publike një ujdi...

Më shumëDetails

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris – Një shenjë uniteti
18/04/2026 - 16:23

Kalim i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit u kërkua nga shumë shtete në Paris. Në Konferecën e organizuar nga presidenti Macron u fol për sigurimin e saj përmes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë