Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit

18/04/2026 - 16:41
në Lajme
A A
Haziri zbulon prapaskenat e bisedimeve Kurti–Abdixhiku për çështjen e presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, ky subjekt nuk do të propozojë askënd për postin e presidentit të vendit, përderisa nuk ka ose nuk bëhet publike një ujdi dypalëshe me Vetëvendosjen.

Ish-kryetari i Gjilanit ka deklaruar se LDK-ja nuk ka votë për të propozuarit e VV-së, teksa shton se janë shterur edhe mundësitë për një emër konsensual që do të përfshinte të gjitha partitë.

“Nëse flasim për një emër konsensual, tashmë po shihet që janë shterur të gjitha mundësitë që Kosovës t’i jepet një mundësi përmes një emri konsensual, i cili i përfshin të gjitha partitë politike dhe, eventualisht, të gjitha grupet etnike. Në këtë fazë po flitet, natyrisht, për një marrëveshje LDK-LVV. Ky është i vetmi angazhim politik që LDK-ja e ka në raport me LVV-në për të gjetur mundësinë më të mirë për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Marrëveshja LDK-LVV bën fjalë për marrëveshje LDK-LVV, nuk shkon përtej nesh”, thotë ai.

Haziri ka thënë se në takimet e deritashme, Kurti nuk i ka kërkuar Abdixhikut të propozojë ndonjë kandidat për president. Sipas tij, një gjë e tillë do të bëhet vetëm nëse arrihet një marrëveshje në parim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pse s’kemi biseduar asnjëherë për një emër? Neve nuk na është kërkuar emër. Në asnjë takim ne s’kemi folur për emër konkret. Jo, kjo është lojë fjalësh, vëlla. Kjo është lojë fjalësh: me dalë e me thënë ‘opozita le të dalë me një propozim, ne e kemi një propozim tjetër’… Kjo është lojë fjalësh në politikë. Kjo është hap dhe angazhim për të bërë fajtor publik në Kosovë. Nuk është zgjidhje. Për momentin, zgjidhja është vetëm me LDK-në”, thekson Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha takon Gjuriqin në Antalya, flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Lidhur me Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta

Hoxha takon Gjuriqin në Antalya, flasin për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc: Lidhur me Kosovën, kemi qëndrime thelbësisht të kundërta
18/04/2026 - 19:41

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili po qëndron në Antalya, ku po mbahet forumi diplomatik, ka njoftuar se ka takuar ministrin e Jashtëm serb, Marko...

Më shumëDetails

Në veri përsëri kapen armatim e pajisje luftarake, Sveçla publikon pamje/VIDEO

Në veri përsëri kapen armatim e pajisje luftarake, Sveçla publikon pamje/VIDEO
18/04/2026 - 19:32

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sërish, në Zubin Potok, janë gjetur armë, pajisje ushtarake dhe granata dore. Përmes një postimi në Facebook, ai...

Më shumëDetails

Mbi 36 mijë euro të hyra vjetore-Kjo është pasuria e deputetes Adriana Matoshi

Mbi 36 mijë euro të hyra vjetore-Kjo është pasuria e deputetes Adriana Matoshi
18/04/2026 - 19:21

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Te pasuritë e paluajtshme, në deklarim figuron një shtëpi me sipërfaqe prej...

Më shumëDetails

Fatmir Bajraj publikon këngë për komandant Gani Imerin (VIDEO)

Fatmir Bajraj publikon këngë për komandant Gani Imerin (VIDEO)
18/04/2026 - 19:17

Në prag të dy vjetorit të vdekjes së ish komandantit të UÇK-së Gani Imeri, ikona e folklorit Fatmir Bajraj i ka kushtuar këngë atij, shkruan Veriu.info. Kjo këngë...

Më shumëDetails

Teherani këmbëngul se anijet duhet të paguajnë për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, Trump kundërshton prerë

Teherani këmbëngul se anijet duhet të paguajnë për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, Trump kundërshton prerë
18/04/2026 - 18:59

Irani ka përsëritur pretendimin e saj se anijet duhet të paguajnë për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi e mbylli sërish këtë rrugë ujore. Irani është i...

Më shumëDetails

Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor- U ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë

Konjufca në takimin e kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor- U ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë
18/04/2026 - 18:33

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, po qëndron në Antalya për Forumin Diplomatik që po mbahet atje.Ai ka njoftuar se ka marrë pjesë në takimin e ministrave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Banesa, toka, depo, vetura e para të gatshme – Kjo është pasuria e deklaruar nga Sami Lushtaku

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Super Viva e Mustafë Rexhepi kapet duke fshehur origjinën e produkteve – Tenton të vendoset mbi shtetin, nuk zbaton urdhëresën e inspektoratit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Inspektorati i ministres Kusari Lila kap “Elkosin” e Ramiz Kelmendit duke mashtruar konsumatorët me çmime (Dokument)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë