
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, komentoi takimin e mbajtur në Bruksel.
Fillimisht, ai e vlerësoi si pozitive mbajtjen e këtij takimi, megjithatë tha se nuk kishte ndonjë rezultat pozitiv.
Sipas tij, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve, derisa Serbia nuk ndryshon qasjen.
“Vetë fakti që takimi u zhvillua ishte një gjë pozitive, por që rezultatet ishin minimale, ashtu edhe siç pritej. Pasi Serbia nuk dëshiron të lëvizë dhe e ka marrë me shaka procesin e ‘normalizimit të marrëdhënieve’, e ardhmja duket e zymtë”, deklaroi Bosch.
Krahas kësaj, ai potencoi se serbët në veri nuk do t’i pranojnë target e reja nëse nuk detyrohen nga shteti serb.
Kësisoj nuk përjashtoi mundësinë për eskalimin e situatës në veri.
“Duke qenë se popullsia serbe e veriut është, për shumë arsye të ndryshme, më nacionalistët nga të gjithë, dhe ndihmohet herë pas here nga Beogradi, ata nuk do të pranojnë të marrin targa të reja nëse nuk detyrohen nga Beogradi. Kjo gjë nuk do të ndodhë, shpresojmë që “konflikt i ngrirë” nuk do të përfundojë keq. Përmbajtja edhe nga ana e Prishtinës tashmë është e pashmangshme”, përfundoi Robert Bosch.
Ky takim në Bruksel u mbajt pas tensioneve dhe trazirave qe ndodhën në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës, vendim që më pas u shtye për datën 1 shtator.











