Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

20/04/2026 - 17:19
në Kryesore, Lajme
A A
Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 19 persona të dyshuar për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit online, në një rrjet të strukturuar që dyshohet se ka vepruar në disa komuna, ka bërë të ditur prokurori i shtetit Muharrem Prekazi në kërkesën për paraburgim.

Sipas kërkesës, nga një datë e pacaktuar e deri më 18.04.2026 në ora 20:30, në lokale të ndryshme, të pandehurit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo persona të tjerë, kanë organizuar dhe mundësuar zhvillimin e aktivitetit të kundërligjshëm të bixhozit – lojërave të fatit online, të cilat luhen përmes internetit duke përdorur kompjuter, telefona apo tablet, dhe që janë të ndaluara sipas Ligjit Nr.06/L-155.

Në dokument theksohet se “dyshimi i bazuar duhet të mbështetet në prova të artikulueshme”, dhe sipas prokurorisë, me prova të tilla dhe fakte të drejtpërdrejta është vërtetuar ekzistenca e dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen.

Provat e përfshira në rast përfshijnë raporte vëzhgimi policor, përgjime të komunikimeve, incizime audio-video, deklarata dëshmitarësh dhe gjetje gjatë kontrolleve të 18 prillit, përfshirë platforma bastesh në pajisje elektronike dhe shuma të mëdha parash.

Sipas kërkesës, ekziston “rrezik real, konkret dhe i vazhdueshëm” që të pandehurit, nëse lihen në liri, do ta vazhdojnë apo përsërisin aktivitetin e kundërligjshëm, si dhe do të pengojnë procedurën penale duke ndikuar në prova materiale dhe personale.

Në mesin e tyre përmenden si organizatorë apo persona me rol kyç Arbër Berani, Nexhat Maloku, Arsim Islami, Besim Islami, Behxhet Syla, dhe të tjerë, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se ka pasur role operative si hapje llogarish, pranim parash dhe menaxhim i aktivitetit.

Lokalet e përfshira në skemë dyshohet se janë “Offside Sport Bar”, “Te Feti”, “Coffe Bar Fisi”, “Elita Bar”, “N’Peron Pub”, “Caffe Time/Game One”, “New York City”, “Te Zogu” dhe “Market Berisha”.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar rreth 156.000–170.000 euro para të gatshme në një lokacion, si dhe pajisje elektronike, automjete dhe armë, ndërsa disa të dyshuar janë ende në arrati.

Sipas Prokurorisë, 19 të dyshuar për bixhoz të paligjshëm – rrjet i organizuar me ndarje rolesh dhe qarkullim të madh parash

Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit, ekziston dyshimi i bazuar se në lokalin “Offside 02”, në rrugën “Besim Nuka”, i pandehuri Arbër Berani ka vepruar si organizator i aktivitetit të kundërligjshëm të basteve online, ndërsa të pandehurit Dardan Sahiti dhe Flamur Sahiti kanë vepruar si punëtorë të tij, duke kryer veprime operative të hapjes, mbushjes dhe rimbushjes së llogarive të basteve për persona të ndryshëm. Sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm pasuror, dhe janë dokumentuar përmes kontrollit të pajisjeve elektronike dhe deklarimeve të vetë të pandehurve, të cilët kanë pohuar se kanë vepruar me urdhër të Arbër Beranit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, përmes masave të veçanta hetimore janë siguruar edhe video-incizime ku Arbër Berani shihet brenda lokalit “Offside 02”, në kontakt të drejtpërdrejtë me të pandehurit e tjerë, çka sipas prokurorisë e lidh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë me organizimin dhe mbikëqyrjen e aktivitetit të kundërligjshëm. Po ashtu, në telefonat e të pandehurve janë gjetur platforma të basteve online, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprimeve të lartcekura, duke përfshirë hapjen dhe rimbushjen e llogarive.

Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit është hasur edhe i pandehuri Flamur Sahiti, si dhe dëshmitarë dhe klientë të tjerë që kanë pranuar se kanë përdorur shërbimet e basteve në këtë lokal. Në telefonin e Flamur Sahitit janë gjetur të dhëna dhe qasje në platforma bastesh online, ndërsa tek i njëjti janë sekuestruar 3,987.60 euro para të gatshme, të cilat sipas Prokurorisë përbëjnë indicie shtesë për përfshirje në aktivitetin e kundërligjshëm.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, në lokalet “N’peron Caffe” dhe “Elita Bar”, të pandehurit Behxhet Syla dhe Fahredin Mujka dyshohen se kanë vepruar si organizatorë, ndërsa Xhevat Syla dhe Shaban Ahmeti si punëtorë të tyre, duke kryer veprime konkrete të menaxhimit të llogarive të basteve online. Prokuroria thekson se nga pajisjet e sekuestruara dhe përgjimet rezulton përdorim aktiv i platformave dhe ndarje e qartë rolesh ndërmjet tyre.

Sipas Prokurorisë, në lokalet “Te Fisi” dhe “Te Daja”, i pandehuri Arsim Islami ka vepruar si organizator, ndërsa Fisnik Debërlluka, Nexhmedin Haziri dhe Besim Islami si punëtorë të tij, duke kryer veprime operative të hapjes dhe menaxhimit të llogarive të basteve. Këto veprime janë vërtetuar përmes përgjimeve dhe kontrollit të telefonave, ku janë gjetur platforma aktive të basteve online.

Sipas Prokurorisë, Nexhat Maloku me rol qendror në administrimin e mjeteve financiare nga bixhozi i paligjshëm

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri Nexhat Maloku ka pasur rol qendror organizues dhe administrues të mjeteve financiare, pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur rreth 165,000 euro para të gatshme, si dhe dokumente dhe shënime që e lidhin me bashkëpunëtorët e tjerë. Po ashtu, sipas Prokurorisë, ekziston provë se të pandehurit Raif Sylaj dhe Bujar Muli kanë dorëzuar të hollat tek ai, duke e pozicionuar si qendër të qarkullimit financiar të aktivitetit.

Sipas Prokurorisë, në “Coffee Time” dhe “Game One”, të pandehurit Mensur Selmani dhe Albert Ferati kanë vepruar në bashkëkryerje si organizatorë të aktivitetit të basteve online, duke menaxhuar platforma dhe klientë, ndërsa aktiviteti është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme dhe të strukturuar.

Sipas Prokurorisë, Blerim Berisha dhe Andi Maxhuni kanë kryer veprime operative të hapjes, mbushjes dhe rimbushjes së llogarive të basteve për persona të tjerë, të vërtetuara përmes përgjimeve dhe sekuestrimit të pajisjeve elektronike.

Në rastin e Driton Ukës dhe Arbër Miftarit, sipas Prokurorisë, ekziston bashkëkryerje në menaxhimin e llogarive të basteve online, ndërsa dëshmitarët kanë konfirmuar depozitimin e parave dhe përdorimin e platformave në lokalin “New York”.

Sipas Prokurorisë, Atdhe Rexhepi në lokalin “Te Zogu” ka menaxhuar dhe administruar platforma të basteve online, veprime të dokumentuara përmes telefonit të sekuestruar dhe deklarimeve të dëshmitarëve.

Në vlerësim të përgjithshëm, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje, me ndarje të qartë rolesh, në kuadër të një rrjeti të organizuar të bixhozit të paligjshëm që është zhvilluar në disa lokale dhe komuna, përmes platformave online, pajisjeve elektronike dhe qarkullimit të konsiderueshëm të parave. Prokuroria vlerëson se provat e administruara – përfshirë përgjimet, video-incizimet, sekuestrimet dhe deklarimet e dëshmitarëve – e mbështesin këtë dyshim dhe e justifikojnë kërkesën për masën e paraburgimit./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës

Policia dhe KFOR-i vizitojnë veriun e Kosovës
16/10/2026 - 10:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me zyrtarë të lartë të NATO-s dhe KFOR-it, kanë vizituar njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta...

Më shumëDetails

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë
16/10/2026 - 09:44

Sot shënohen 29 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, i cili u vra më 1997 gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)
16/10/2026 - 09:43

Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit. Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje...

Më shumëDetails

Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë

Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë
16/10/2026 - 09:38

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me...

Më shumëDetails

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë
16/10/2026 - 09:35

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicë. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)
16/10/2026 - 08:32

Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë