Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës

21/04/2026 - 13:39
në Lajme
A A
“A ma ndreq edhe mu?” – Si ia mori gazetari Duriqi passwordin e e-mailit Nazim Bllacës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari, Visar Duriqi, i cili sapo ka promovuar librin e tij të fundit “Mësuesi që u bë vrasës”, ka zbuluar një detaj të padëgjuar më parë se si kishte arritur të siguronte qasjen në e-mailin privat të dëshmitarit më të diskutuar në Kosovë, Nazim Bllacës.

Në intervistën e tij i ftuar në podcastin,”Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina, Duriqi ka treguar se e gjithë historia nisi nga një kërkesë banale e Bllacës për rregullimin e “signature” në fund të e-mailave të tij.

Duriqi rrëfeu se në kohën kur Bllaca ishte në qendër të vëmendjes, ai komunikonte rregullisht me të përmes e-mailit. Gazetari kishte fituar besimin e tij, aq sa vizitonte shtëpinë e tij pa asnjë kontroll nga EULEX-i.

“Nazim Bllaca kishte qejf me komunikua me e-mail. Ai dërgojke statuse të veta e më pyetke ‘Shef, qysh po të duket?’. Unë ia kthejsha që mirë koka, se çdo status i tij u bëjke lajm atë vakt,” tregoi Duriqi.

Pika e kthesës erdhi kur Bllaca vuri re detajet teknike në e-mailat e gazetarit.

“Ai e sheh signaturën që çdo e-mail i imi e kishte automatikisht. Më tha: ‘A ma ndreq edhe mu qeta?’. I thashë po, nuk është problem.”

Duriqi shpjegoi se si e shfrytëzoi një të premte mbrëma për t’ia marrë kodin e qasjes pa pasur nevojë të shkonte fizikisht te shtëpia e tij.

“I thashë: ‘Sonte është e premte, nuk mund me ardhë, a po ma çon passwordin ta ndreqi?’. Ai më tha: ‘Po more shef, qe passwordi’. Seni i parë që kam bërë është se e kam ndalë telefonin dhe kam hyrë me ndryshuar e-mailin e tij,” tha gazetari.

Pasi siguroi qasjen, Duriqi vendosi një e-mail alternativ që t’i vinte fjalëkalimi i ri nëse Bllaca do ta ndryshonte atë, dhe nisi shkarkimin e të gjitha të dhënave.

“Kam filluar me downloadu komplet backup-in e e-mailit në kompjuter. Për 5-6 orë i kam selektuar e-mailat më të mirë që më janë dukur. Në fund, ia kam kthyer passwordin dhe ia kam ndrequr signaturën,” u shpreh ai.

JU REKOMANDOJMË

Kush është gjyqtarja që me plot gojë shqiptoi dënimin për vrasësit e Liridona Ademajt?

Kush është gjyqtarja që me plot gojë shqiptoi dënimin për vrasësit e Liridona Ademajt?
21/04/2026 - 15:29

Sot, në një sallë të mbushur me dhimbje, drejtësia foli. Vrasësit e Liridona Ademajt, të cilët kryen një krim monstruoz në vitin 2023, morën dënimin që merituan për...

Më shumëDetails

Bie në pranga të policisë gruaja që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë

Bie në pranga të policisë gruaja që vodhi afër 200 mijë euro në Pejë
21/04/2026 - 15:01

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni policor në Pejё, me datёn 26.01.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё Pejё ka ndodhur njё...

Më shumëDetails

Kadrijaj: VV-ja ka ardhur në pushtet për t’i luftuar oligarkët, por a ka mbet ndonjë familjar i tyre pa u bë i tillë?

Kadrijaj: Me këtë qasje, Vetëvendosje nuk do të arrijë ti sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë!
21/04/2026 - 14:48

Deputetja nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj kritikoi pushtetin lidhur me punësimin e familjarëve të tyre nëpër institucione. Ajo u bëri pyetje pushtetit duke i thënë...

Më shumëDetails

Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë

Babai i Liridonës pas vendimit: Populli i ka dënu ata, me padurim e kemi pritë këtë ditë
21/04/2026 - 14:34

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me plot 30 vjet dënim. Hajdar Ademaj,...

Më shumëDetails

Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt

Çka tha gjyqtarja Dermaku gjatë dënimit të Murselit, Plavës e Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt
21/04/2026 - 14:25

Gjyqtarja Fatime Dermaku, e ka shpallur fajtor Naim Murselit, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. “I akuzuari Naim Murseli, është fajtor për...

Më shumëDetails

Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi

Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi
21/04/2026 - 14:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre, raporton Ekonomia Online. Ai në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    614 Shpërndaje
    Shpërndaje 246 Tweet 154

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë