Policia e Kosovës prej mesnatës së mbrëmshme ka rrethuar një perimetër sigurie në dhe afër autosallon Alberti në Veternik.
Veriu.info ka siguruar foto të bëra në mëngjesin e sotëm, ku shihet një automjet policie dhe shenja policore mbi vetura që përdoren për marrjen e evidentimin e gjurmëve të gjuajtjeve me armë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se mbrëmë në mesnatë ka pasur gjuajtje me armë në këtë vend, por nuk kemi mundur të marrim detaje të rastit, pasi jemi në pritje të një përgjigje nga zëdhënësi i policisë.















