Pavarësisht se ishte shënjestër e një tjetër tentim-atentati në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump, ka gjetur kohën për të kryer një bisedë personale me Richard Grenell.
I dërguari special për misione të veçanta, bëri të ditur se Trump e kontaktoi menjëherë pas ngjarjes dramatike, për t’i shprehur ngushëllime Grenellit për vdekjen e nënës së tij.
“Presidenti i ShBA-së, ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte, por ai më telefoni pikërisht tani për të parë se si isha pasi nëna ime vdiq të mërkurën”, ka shkruar Grenelli në X, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë është arrestuar, derisa Trump dhe Zonja e Parë, por edhe i gjithë stafi janë mirë.















