Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar se janë duke e pritur akoma PDK-në dhe LDK-në për të propozuar tre ema jopartiakë për President.
LDK-ja ka thënë se mund të propozojnë Vjosa Osmanin, nëse VV iu siguron 66 vota.
E Bajqinovci thotë se presin tre emra konkretë, e jo arsyetime.
“Opozitë, ende jemi në pritje të tre emrave mbipartiak. Mos e shtyni vendin drejt zgjedhjeve për kalkulime të ngushta politike. Verdikti i qytetarëve tashmë është dhënë dhe duhet respektuar. Presim tre emra konkretë, jo arsyetime të pafundme. Koha kërkon përgjegjësi institucionale dhe maturi politike, jo bllokadë”, ka shkruar Bajqinovci. /Gazeta Express













