Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na dhatë forcë për drejtësi” – Mesazh i fortë i familjes Ademaj pas dënimit të autorëve: Femicidi duhet të marrë fund!

26/04/2026 - 20:51
në Kryesore, Lajme
A A
“Na dhatë forcë për drejtësi” – Mesazh i fortë i familjes Ademaj pas dënimit të autorëve: Femicidi duhet të marrë fund!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Leonard Ademaj ka falënderuar publikisht të gjithë ata që mbështetën familjen pas vrasjes së motrës së tij, Liridona Ademaj, raporton GazetaBlic.Ai theksoi rëndësinë e solidaritetit të qytetarëve, mediave dhe institucioneve, duke vlerësuar profesionalizmin e policisë, prokurorisë dhe gjykatës në trajtimin e rastit, si dhe angazhimin e avokatit dhe bashkëpunëtorëve të familjes.

Ademaj u shpreh se familja ndjehet e lehtësuar pas dënimit të autorëve, ndërsa bëri thirrje që Kosova të jetë një vend më i sigurt për gratë dhe që fenomeni i femicidit të marrë fund.Postimi i tij i plotë:

Një mijë herë faleminderit.Nëse një ditë, papritur, e merr lajmin që vajza, motra apo familjarja të është vrarë, është një situatë për të cilën askush nuk është i përgatitur. Kështu na gjeti neve vrasja e Liridonës.

Pikëllimi dhe mërzia që na kaploi nuk mund të përshkruhen me fjalë, sepse nuk mund të maten; ato të pushtojnë dhe ta thyejnë zemrën.Në ato ditë ka diçka që ka rëndësi të veçantë dhe që mbetet gjithmonë me njerëzit, dhe kjo është solidariteti i njerëzve dhe puna e institucioneve.
Prandaj sot, derisa ndjehemi pak të lehtësuar nga dënimi i kriminelëve, duam të falënderojmë të gjithë ata që reaguan dhe na qëndruan pranë.

Faleminderit mediave, gazetarëve dhe gazetareve që raportuan për rastin tonë. Unë, si Leonard, nuk kam pasur përvojë me media dhe më vjen keq nëse ndonjëherë nuk kam mundur të përgjigjem, por jam falënderues që më keni kuptuar mua dhe familjen time.Gazetarët në Kosovë kanë treguar nivel të lartë të etikës në raportimin e rastit tonë dhe për këtë i falënderojmë.

Faleminderit publikut, të cilët me mijëra mesazhe e komente nga e gjithë bota na mbështetën, na dhanë forcë dhe na inkurajuan të luftonim për drejtësi.Faleminderit hetuesve, policisë, prokurorisë dhe gjykatës për punën që kanë kryer dhe profesionalizmin e tyre.

Faleminderit avokatit tonë, Leutrim Syla. Përfaqësimi i tij profesional para institucioneve, udhëzimet e tij për ne si familje dhe kujdesi personal që ka treguar, na kanë dhënë siguri të madhe dhe për këtë e falënderojmë shumë. Ky rast ka kërkuar shumë punë dhe Leutrimi ka punuar ditë e natë që ky rast të përfundojë sa më mirë.Faleminderit Flutura Kusarit, e cila nga dita e parë kur është vrarë Liridona ka qëndruar me ne, na ka udhëzuar, na ka ndihmuar dhe mbi të gjitha i ka qëndruar afër nënës tonë. Shumë njerëz mendojnë që Flutura është familjare e jona. Ajo nuk është, por i kemi thënë shpesh që ti je bërë anëtare e familjes tonë.
Në fund, duam të themi:
Kosova duhet të bëhet një vend ku asnjë çikë, asnjë grua nuk duhet të maltretohet, sulmohet apo vritet. Femicidi duhet të marrë fund dhe ne, si familje Ademaj, jemi në dispozicion që t’i bashkohemi çdo kauze dhe iniciative që ndihmon në ndaljen e femicidit.Me respekt të lartë,

Leonard Ademaj me familje

https://www.facebook.com/share/p/18KQqX5a6H/?mibextid=wwXIfr

JU REKOMANDOJMË

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë
16/10/2026 - 09:44

Sot shënohen 29 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, i cili u vra më 1997 gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)

Hashim Thaçi me mesazh nga Haga për Fidan Jupollin (Video)
16/10/2026 - 09:43

Ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupollit. Këtë e bëri të ditur vetë gazetari në nisje...

Më shumëDetails

Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë

Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë
16/10/2026 - 09:38

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me...

Më shumëDetails

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë

Policia bastis një lokal në Mitrovicë, konfiskohen 1,610 çipa bixhozi, letra bixhozi dhe një thikë
16/10/2026 - 09:35

Një rast i dyshuar i bixhozit të paligjshëm është zbuluar në orët e hershme të 13 tetorit në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicë. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)

Rrahje në parkingun e “Sach Pizza” në Podujevë – Intervenon policia, e pëson keq i dyshuari (Emri)
16/10/2026 - 08:32

Një rrahje është raportuar në orët e hershme të 14 tetorit në parkingun e “Sach Pizza” në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër
16/10/2026 - 08:20

Komuna e Lipjanit ia kishte dhënë kompanisë “Mercom Company” një pronë komunale në Zonën Komerciale në Babush të Muhaxherëve për shfrytëzim afatgjatë prej 99 vjetësh, me zotimin që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandali me pronat në Lipjan, “Mercom Company” mori tokë për 99 vjet, investimi prej 2 milionë eurosh mbeti vetëm në letër

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë