Në spitalin e përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB).
Në njoftimin e këtij spitali thuhet se ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit të gjinekologëve dhe stafit mbështetës, duke konfirmuar kapacitetet e spitalit për trajtimin e rasteve të rënda.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet një operacion i kancerit të vezoreve në stad të avancuar
Në spitalin e përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ekipi i mjekëve specialistë gjinekologë ka realizuar me sukses një operacion tejet sfidues te pacientja H.M., e diagnostikuar me kancer të vezoreve në stad të avancuar (Stadi IIB).
Ky sukses mjekësor vjen si rezultat i profesionalizmit të lartë të ekipit të gjinekologëve dhe stafit mbështetës, duke konfirmuar kapacitetet e spitalit për trajtimin e rasteve të rënda.
Për shkak të natyrës së sëmundjes, operacioni ka përfshirë një procedurë të gjerë kirurgjikale për eliminimin e pjesës malinje, duke kryer histerektomi totale me adneksektomi bilaterale (largimin e mitrës bashkë me të dyja vezoret dhe tubat e Fallopit). Po ashtu, u krye omentektomi infra-kolike (largimi i cipës dhjamore të zorrëve) dhe apendektomi (largimi i zorrës së verbër).
Ndërhyrja u udhëhoq nga mjekët specialistë: dr. Arben Hajrizi, dr. Granit Zogaj dhe dr. Vjollca Çitaku, specialistë të gjinekologjisë, dr. Arbër Bardhaj, specialist i anesteziologjisë, Xhemë Peci, teknik i anestezionit, si edhe instrumentaret Besarta Tahiri dhe Vildane Aliu.














