Në orën 17:00 është caktuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, sipas njoftimit të Kuvendit.
Seanca do të mbahet një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Njoftimi:
Seancë e jashtëzakonshme plenare
Rendi i ditës
1.Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Vendi: Salla e seancave
Koha: 17:00












