Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK-Kurtit pas seancës: Propozimin e dhamë, a i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?

27/04/2026 - 19:53
në Lajme
A A
LDK-Kurtit pas seancës: Propozimin e dhamë, a i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti nëse i kanë 66 votat, lidhur me propozimin për President nga kjo parti, ku është përmendur emri i ish-Presidentes Vjosa Osmani.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se pyetja për VV’në mbetet e njëjtë – se a i ka 66 vota për propozimin e kësaj partie.

Sipas saj, pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër është i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale.

“Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional. Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë:  çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President. Pyetja mbetet e njëjtë, e drejtpërdrejtë dhe e domosdoshme: A i keni 66 vota për propozimin tonë?”, ka shkruar ajo.

Edhe deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka dalë me reagim ku ka thënë se propozimi është dhënë nga kjo parti, por se ku janë 66 votat e VV’së.

“Albini, propozimin e dhamë. Ku janë 66 votat tuaja? Për dy orë demagogji, nuk dëgjuam asnjë përgjigje konkrete. E vërteta është e thjeshtë: kërkon probleme, kërkon zgjedhje para zgjedhjeve pas zgjedhjeve, pa asnjë zgjidhje. Një kryeministër në detyrë që nuk arrin të kryejë punën me 51%”, ka shkruar Sadiku.

Pyetjen e njëjtë e ka parashtruar edhe deputetja tjetër Doarsa Kica-Xhelili.

“2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin? Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht. Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime. E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë”, ka shkruar ajo./Reporteri

 

JU REKOMANDOJMË

Çmenduri politike e VV-së: Në kundërshtim me Kushtetutën, me veç 64 deputetë në sallë, nis votimi për Presidentin

Çmenduri politike e VV-së: Në kundërshtim me Kushtetutën, me veç 64 deputetë në sallë, nis votimi për Presidentin
27/04/2026 - 21:46

Në kundërshtim me Kushtetutën, në Kuvendin e Kosovës ka a nisur votimi për dy kandidatet për presidente të Kosovës, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në sallë janë të...

Më shumëDetails

Kutitë e votimit sillen në sallën e Kuvendit, a do të zgjidhet presidenti?

Kutitë e votimit sillen në sallën e Kuvendit, a do të zgjidhet presidenti?
27/04/2026 - 21:38

Kuvendi i Kosovës ka filluar përgatitjet për votimin e presidentit të Kosovës. Në sallën plenare ne Kuvend janë vendosur kutitë e votimit ku pritet që pas pak të...

Më shumëDetails

Xhafer Tahiri: Pse jo Vjosa Osmani?

Xhafer Tahiri: Pse jo Vjosa Osmani?
27/04/2026 - 21:31

Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke ngritur pikëpyetje mbi emrat e përfolur për këtë post. Përmes një deklarimi...

Më shumëDetails

Haxhiu thirrje deputetëve të opozitës: Jeni në zyra, zbritni poshtë në seancë për Presidentin

Haxhiu thirrje deputetëve të opozitës: Jeni në zyra, zbritni poshtë në seancë për Presidentin
27/04/2026 - 21:19

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje publike grupeve parlamentare të opozitës që të marrin pjesë në votim. Sipas Haxhiut, deputetët e opozitës ndodhen brenda ndërtesës...

Më shumëDetails

Sot në orën 20:30 seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit; këta janë dy kandidatë

Sot në orën 20:30 seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit; këta janë dy kandidatë
27/04/2026 - 20:17

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën zyrtare për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë...

Më shumëDetails

Rriten ankesat ndaj “Neptun Kosova”: Qytetarja nga Gjilani denoncon refuzim të garancionit për telefonin

Rriten ankesat ndaj “Neptun Kosova”: Qytetarja nga Gjilani denoncon refuzim të garancionit për telefonin
27/04/2026 - 19:57

Garacioni në produkte është njëra ndër arsyet që një konsumator e bind ta blej një produkt teknologjik, por që shpeshherë ai mbetet vetëm një kujtim i hidhur ne...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Pamje nga bastisja e policisë për lojëra ilegale të fatit në lokalin “Offside 02” në Mitrovicë të biznesmenit Arbër Berani (Video)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Momenti kur Policia i gjen dhe sekuestron 85 mijë euro në banesë këtij personi në Mitrovicës gjatë aksionit kundër lojërave ilegale të fatit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Vdes babai i këngëtarit të njohur kosovar

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë