Reagime të ashpra kanë vërshuar pas tentativës së Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Presidentin e vendit me vetëm 64 deputetë në sallë.
Një nga zërat më kritikë ka qenë drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, i cili procesin e sontme e ka cilësuar si një sulm të drejtpërdrejtë mbi rendin juridik të Republikës.
Përmes një reagimi të shkurtër në “Facebook”, Peci nuk ka kursyer fjalët për të përshkruar situatën e krijuar në sallën e Kuvendit.
“Kjo çfarë po ndodh sonte në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka emër dhe mbiemër: Grusht kushtetues!”, ka shkruar ai.













