Një burrë është gjetur pa shenja jete në Prizren dhe Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.
Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi rrethanat e rastit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.












