Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

28/04/2026 - 11:07
në Lajme
A A
Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një figurë emblematike e shoqërisë civile, e cila në votimin e mbrëmshëm mori mbështetjen e 63 deputetëve nga 64 sa ishin të pranishëm në sallë.

Ndonëse procesi po përcillet me debate të ashpra politike, vetë Rushiti ka zgjedhur të qëndrojë e matur.

Megjithatë, mbështetja nuk ka munguar nga familjarët.

I afërmi i saj, Ybler Rushiti, ka shpërndarë një fotografi krah kandidates me mbishkrimin: “Krenar me ty motër”.

Feride Rushiti nuk është një emër i panjohur për publikun kosovar dhe atë ndërkombëtar.

Ajo konsiderohet si një nga mbrojtëset më të palodhura të të drejtave të njeriut në Kosovën e pasluftës.

Që nga viti 1999, si mjeke, ajo udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), duke u bërë strehë dhe shpresë për mijëra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Rushiti ishte personi kyç që loboi për vite me radhë deri në njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale, duke u siguruar atyre pensione dhe mbrojtje institucionale.

Në vitin 2018, ajo u nderua në Washington me çmimin prestigjioz “Gratë e Guximshme” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Së fundmi, në vitin 2025, ajo u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe, si mirënjohje për punën e saj titanike me pasojat e traumës së luftës.

Sot me fillim nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, pas më shumë se gjysmë ore, asnjë deputetë nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Situata politike në vend, reagon OVL e UÇK-së

OVL-UÇK thërret për nesër konferencë për media
28/04/2026 - 13:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po i përcjell me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, deklaratat se procesi s’është kushtetues janë të pabaza

Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, deklaratat se procesi s’është kushtetues janë të pabaza
28/04/2026 - 12:52

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi tha një lidhje direkte në KosovaLive në T7 se “qytetarët janë të interesuar që të zgjidhet Presidenti dhe të mos ketë bllokada”,...

Më shumëDetails

Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje

Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje
28/04/2026 - 12:25

Prokuroria në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndaluar tre persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tre personave, kanë...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, u flet për “rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri”

Kurti pret në takim delegacionin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, u flet për “rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri”
28/04/2026 - 11:59

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim delegacionin e prirë nga kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit...

Më shumëDetails

“Po e votojmë karate”, ja çka thotë për këtë mesazh Bardiqi

“Po e votojmë karate”, ja çka thotë për këtë mesazh Bardiqi
28/04/2026 - 11:40

Naim Bardiqi i Vetëvendosjes i cili dje u kap duke shkëmbyer mesazhe në WhatsApp se për votim për president “po votojmë karate” dhe që synojnë që ta dërgojnë...

Më shumëDetails

Haradinaj thirrje Kurtit “të mos hyjë në këto rrugë te rrezikshme”, paralajmëron edhe “përshkallëzime të nevojshme”

Haradinaj-Kurtit: Marre, me qeverinë tonë pensioni do jetë 200 euro e paga minimale 600
28/04/2026 - 11:34

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kërkoi Albin Kurtit të Vetëvendosjes të heq dorë nga synimi kundërkushtetues për të zgjedhur president me vetëm shumicë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shteti dënon kompaninë Durmart të Agron Durmishi, u zbulua duke shkelur të drejtat e konsumatorit (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë