Hoti theksoi se marrëveshja prej rreth 6 miliardë eurosh parashikon ndërtimin e një impianti në Vlorë dhe lidhjen me rrjetin rajonal, duke e cilësuar atë si një hap strategjik për sigurinë energjetike.
Ai shtoi se Kosova e ka humbur këtë mundësi, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se nuk po synon avancimin strategjik të marrëdhënieve me SHBA-të.











