Deputeti i PDK’së, Eman Rrahmani, ka publikuar pamje ku shihen disa vetura me targa civile.
Ai pretendon se bëhet fjalë për vetura qeveritare.
“Nga targa zyrtare në targa civile! Prej kujt po fshiheni, qytetarit?”, pyet ai në një postim në Facebook.
“Të gjitha këto makina që po i shihni janë të Qeverisë, me targa civile dhe asnjë me targa zyrtare”, deklaron në video Rrahmani.












