Një person është gjetur i vdekur, në pushimoren e shkallëve të një banese në qytetin e Gjakovës, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Kështu ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Gjakovë/ 28.04.2026 – 22:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në pushimoren e shkallëve të një banese. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndersa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar Policia.












