Dikur statuset në foto të Vjosa Osmani i niste plotë lavdata, madje edhe bën selfie me të, por në prag të fushatës zgjedhore, Agim Bahtiri, ka ndryshuar qasje. Kjo edhe për faktin që ajo nuk është më bashkëpunëtore e VV-së.
Deputeti Bahtiri sot ka hedhur akuza të rënda ndaj ish presidentes Osmani, duke i thënë ta largon foton e Ibrahim Rugovës dhe ta vendos foton me Gjuriqit, raporton Veriu.info.
Postimi i Agim Bahtiri:
Sinqerisht, nuk do të doja të postoja kurrë këtë, por deri këtu e keni sjellë punen!
Vjosa Osmani,
Fushaten e ke filluar me fotografinë e Rugovës mbrapa! Mos e shfrytëzo Presidentin Historik për fushata, sepse ai nuk e ka merituar këtë.
Herën tjetër kur t’iu drejtohesh qytetarëve, vendose prapa këtë fotografi, me Grenellin e Gjuriçin (takimin të cilin ta ka mundësuar Baton Haxhiu), sepse aktualisht, interesat e këtyre je duke i përfaqësuar.




















