Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Deputeti i VV’së: Osmani s’e ka të lehtë rikthimin në LDK, nuk i frikësohemi…

29/04/2026 - 20:32
në Lajme
A A
Deputeti i VV’së: Osmani s’e ka të lehtë rikthimin në LDK, nuk i frikësohemi…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valon Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ky subjekt politik nuk i frikësohet asnjë rivali në zgjedhjet e ardhshme, përfshirë edhe ish-presidenten Vjosa Osmani, në rast se ajo vendos të hyjë në garë.Në emisionin “Ditari” në Tëvë1 Hoti ka komentuar pretendimet për një rikthim të mundshëm të Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe përfshirjen e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai ka theksuar se Osmani ka të drejtë të angazhohet politikisht aty ku e sheh të arsyeshme, përfshirë edhe në LDK, ndonëse shtoi se një rikthim i tillë nuk do të ishte i lehtë.

“Zonja Osmani mund ta shfrytëzojë të drejtën e saj për angazhim kudo që ajo e vlerëson, përfshirë edhe LDK-në, edhe pse e dimë që nuk do ta ketë të lehtë rikthimin aty dhe çfarë LDK pretendon për të. Megjithatë, është zgjedhje e saj dhe ne sigurisht që e respektojmë. E presim të jetë në garë zgjedhore, por frikë nuk ia kemi as Vjosa Osmani dhe as askujt në politikë”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje e konsideron veten si subjektin me mbështetjen më të madhe në vend, si në aspektin elektoral ashtu edhe në atë organizativ.

“Jemi subjekti me mbështetjen më të madhe në popull, me mbështetjen më të madhe në përfshirjen institucionale dhe jemi subjekti më i madh organizativ në vend. Nuk kemi asnjë lloj frike dhe nuk kemi arsye ta kemi këtë. Kemi qenë vazhdimisht korrekt me popullin në komunikim dhe në punët e mira të qeverisjes. Pra, çdo kush që dëshiron t’i futet garës elektorale është i mirëseardhur dhe do të shihemi në zgjedhje, populli është ai i cili e vlerëson,” ka përfunduar Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Ish-Ambasadori: Vjosa Osmani nuk shkëlqeu, nuk do sjellë ribashkim në LDK-së!

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
29/04/2026 - 22:31

Ish-ambasadori Arben Çejku ka folur në “Now” lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë e cila po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dështimeve në Kuvend për zgjedhjen...

Më shumëDetails

Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme

Vlora Çitaku zbulon se çfarë i shkroi në WhatsApp Kurti Hamzës në orët e fundit të ditës së djeshme
29/04/2026 - 22:17

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që...

Më shumëDetails

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së

Mehmeti pas shkuarjes në zgjedhje: Osmani nuk do t’i sjellë asgjë LDK-së
29/04/2026 - 22:05

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje për herë të pestë. Në...

Më shumëDetails

Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit

Eskalon debati mes Berishës së PDK’së dhe Rrustemit të VV’së: Ik ore pjellë serbe, papagall i Dejona Mihalit
29/04/2026 - 21:55

Ka degraduar debati mes ish-deputetit të PDK-së Hisen Berisha dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi, pasi Kosova dështoi të zgjedhë presidentin e ri duke e çuar vendin...

Më shumëDetails

Befason deputeti i grupit parlamentar të VV-së: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
29/04/2026 - 21:39

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s, në zgjedhjet e reja....

Më shumëDetails

Kurti takim virtual me Ministrin francez si “vazhdimësi e takimit me Macron”, çfarë u diskutua sipas ZKM

Kurti takim virtual me Ministrin francez si “vazhdimësi e takimit me Macron”, çfarë u diskutua sipas ZKM
29/04/2026 - 21:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me ministrin e deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad, në vazhdën e komunikimit të nisur gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    Asistenti i deputetit të VV-së e “zbulon” aksidentalisht datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Për Vedat Bajramin “presidentet e ardhshme”, janë këto dy figura

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Profiller Clinic prezanton zyrtarisht Potenza dhe Edge One CO2 nga Jeisys – teknologjia premium botërore tashmë në Kosovë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Cakolli: Haxhiu i ka 10 ditë që ta caktojë datën e zgjedhjeve, këto dy data janë të mundshme

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Dy minuta për marrëveshje” – Sinjalizohet bashkimi NISMA–PDK para zgjedhjeve të reja

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4