Sipas tij, ai nuk ka dëgjuar asnjëherë që Gërvalla ta ketë mbështetur publikisht apo në mbledhje kandidaturën e Osmanit.
“Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk e ka thënë asnjëherë as në mbledhje as publikisht… nuk ka qenë pro kësaj”, ka deklaruar Avdyli.
Ai shtoi se kjo situatë, sipas tij, ka ndikuar në prishjen e bashkëpunimit politik dhe të “binomit të shpresës” mes partive.
Avdyli tha se beson që kryeministri Albin Kurti ka qenë më i hapur për vazhdimin e bashkëpunimit.
Ai gjithashtu theksoi se shumica e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë pro Vjosa Osmanit dhe nuk kanë shprehur kundërshtime ndaj saj as në takime private.
Duke rikujtuar procesin e mëhershëm, Avdyli përmendi edhe një mbledhje të deputetëve më 3 mars, ku sipas tij nuk pati kundërshtime për kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.
“Shumica dërrmuese e deputetëve të Vetëvendosjes kanë qenë për Vjosa Osmanin, nuk e kam dëgjuar dikë që ka qenë kundër Vjosa Osmanit. Asnjëherë as në takime private nuk kanë folur asnjë fjalë por kanë dhënë vlerësimet më të larta”.
Ai shtoi se i kishte kërkuar kryeministrit Kurti që të propozohej Vjosa Osmani si kandidate për presidente, por kjo, sipas tij, nuk ishte marrë parasysh.
“Shumica e deputetëve nuk kam dëgjuar që kanë qenë kundër, më 3 mars, ka qen një mbledhje e deputeteve diku 60 deputete, edhe kryeministri tha ne do ta nominojmë Konjfucën askush nuk e kundërshtoi. Unë e luta, i thash po të lutëm për herë të fundit mos e kandido, jo që nuk e meriton dhe pse nuk është i denjë, se do të ia japë votën, por të lutem qu dil propozoje Vjosa Osmanit për hire të përkrahjeve qytetarëve”, ka deklaruar Avdyli./RTV Dukagjini/















